Burimet e Vetëmenaxhimit

Ekzistojnë disa mënyra për të promovuar një shëndet më të mirë mendor

Mësoni më shumë si të ndihmoni veten tuaj dhe të menaxhoni depresionin

Lexoni rreth vetëmenaxhimit dhe kryeni testin vetëplotësues

Lexoni më tej

Kryeni testin vetëplotësues

Farmakoterapia për trajtimin e depresionit

Më shumë rreth farmakoterapisë për trajtimin e depresionit

Përdorimi adekuat i farmakoterapisë

Farmakoterapia për depresion duhet të përbëhet nga terapia akute derisa të arrihet përmirësimi klinik ose remisioni (zakonisht 6-12 javë) si dhe terapia e vazhdimit për gjashtë muaj të tjerë për të parandaluar rikthimin. Ndonjëherë, terapia e mbajtjes do të vazhdojë për muaj apo vite në rast të çrregullimeve të përsëritura ose të vazhdueshme. Normat e rikthimit janë rreth dy herë më të larta kur ilaçet kundër depresionit ndërpriten para përfundimit të fazës së vazhdimit, kështu që aderenca/përshtatja është e rëndësishme edhe nëse përmirësimi i hershëm është arritur.

Medikamentet më të shpeshta kundër depresionit

Farmakoterapia për depresion duhet të përbëhet nga terapia akute derisa të arrihet përmirësimi klinik ose remisioni (zakonisht 6-12 javë) si dhe terapia e vazhdimit për gjashtë muaj të tjerë për të parandaluar rikthimin. Ndonjëherë, terapia e mbajtjes do të vazhdojë për muaj apo vite në rast të çrregullimeve të përsëritura ose të vazhdueshme. Normat e rikthimit janë rreth dy herë më të larta kur ilaçet kundër depresionit ndërpriten para përfundimit të fazës së vazhdimit, kështu që aderenca/përshtatja është e rëndësishme edhe nëse përmirësimi i hershëm është arritur.

 

Info graph

 

Medikamentet më të shpeshta kundër depresionit

Ka disa lloje të ndryshme ilaçesh që përdoren për trajtimin e depresionit. Për zgjedhjen e barnave, disa faktorë duhet të merren parasysh nga mjeku: p.sh. simptomat mbizotëruese, përvoja e mëparshme, preferencat e pacientit, si dhe efektet anësore. Në këtë kontekst, dallimi midis depresionit unipolar ose bipolar është vendimtar. Zakonisht, ky hap kryhet para se të përfshiheni ju si farmacist. Grupet më të zakonshme të ilaçeve të lidhura zakonisht me trajtimin e depresionit dhe karakteristikat e tyre janë:

 

Antidepresivët:

  • Pacientët duhet të sigurohen se ilaçet nuk të bëjnë të varur dhe nuk e ndryshojnë personalitetin.
  • Pacientët duhet të këshillohen se durimi është i domosdoshëm pasi ka një vonesë në fillimin e veprimit kundër depresionit (rreth 2-4 javë), ndërsa disa efekte anësore (p.sh., ndjesia e vjelljes ndaj SSRI) ndodhin në fillim të marrjes së ilaçeve.

 

Sedativët/qetësuesit:

  • Mund të përdoren si shtesë e antidepresantëve vetëm për periudha të shkurtra, p.sh. gjatë dy javëve të para derisa antidepresantët të fillojnë të veprojnë.
  • Ekziston mundësia e fortë dhe rreziku për varësi ndaj tyre.
  • Përshtatja fizike ndaj medikamenteve (doza në rritje për të lehtësuar simptomat) dhe efektet e tërheqjes.
  • Duhet të përdoren përkohësisht në rastet e krizave akute, për të lehtësuar vuajtjet dhe ankthin, pagjumësinë, si dhe për të zvogëluar rrezikun për vetëvrasje.

 

Neuroleptikët:

  • Tradicionalisht përdoren për çrregullimet skizofrenike.
  • Përdoren për trajtimin e depresionit deluzional (depresioni psikotik) kryesisht në kombinim me antidepresivët.
  • Disa janë përdorur gjithashtu në dozë të ulët si qetësues (p.sh. ciamemazine, quetiapine) për depresionin dhe çrregullimet e ankthit.
  • Nuk kanë rrezik për varësi.

 

Antiepileptikët:

  • Përdoren në formë klasike për trajtimin e epilepsisë, dhe stabilizojnë humorin.
  • Rekomandohen për trajtimin dhe parandalimin e depresionit bipolar dhe manisë.

 

Antidepresivët natyrorë:

  • Lulebasani është një substancë e ekstraktit të bimës hypericum perforatum, me një dozë të rekomanduar prej rreth 500-800mg. Kjo substancë e jep efektin e saj pas tri javësh, e ngjashme me antidepresantët sintetikë. Mjeku trajtues duhet të konsultohet rreth kohëzgjatjes së trajtimit dhe marrjes paralele të barnave të tjera.

Nuk ka të dhëna studimore të cilat vërtetojnë efektivitetin e përdorimit të antidepresantëve të tjerë natyrorë, siç janë acidet yndyrore omega-3

Mekanizmat e efekteve kundër depresionit

Mosfunksionimi i saktë neurokimik i depresionit nuk është i njohur. Antidepresantët rrisin disponueshmërinë e neurotransmetuesve: serotonina dhe noradrenalina në hapësirën sinaptike në disa pjesë të trurit. Studimet e fundit paraklinike tregojnë se antidepresantët gjithashtu zvogëlojnë vazhdimisht aktivitetin e neuroneve në locus coeruleus, e cila ndodhet në pjesën bazale të trurit ku ndodhen neuronet noradrenergjike. Antidepresantët gjithashtu rrisin disponueshmërinë e BDNF-së brenda sistemit limbik, një neurotrofin e përfshirë në neurogjenezë dhe neuroplasticitet.

Efektet anësore të zakonshme të ilaçeve kundër depresionit

Ashtu si të gjitha barnat, ilaçet kundër depresionit kanë efekte anësore. Çdo individ reagon ndryshe, dhe jo çdo ilaç ka të njëjtat efekte anësore në të njëjtën shkallë. Shumë herë pacientët përjetojnë efekte sekondare në javën e parë të trajtimit me antidepresivët: axhitim/nervozizëm ose përgjumje, gojë e thatë, të vjella, ose “ndjenjë e veçantë”. Shumë nga efektet anësore mund të menaxhohen me dieta të thjeshta dhe rregullime të aktivitetit fizik.

 

Gjendja e përmirësuar e humorit normalisht shfaqet pas dy deri në gjashtë javë trajtimi, por efektet anësore shpesh ndodhin menjëherë nga fillimi i trajtimit. Kjo mund të jetë shumë stresuese dhe mund të zvogëlojë bashkëpunimin. Si farmacist, ju mund ta njoftoni pacientin se kjo mund të ndodhë dhe simptoma të tilla do të zhduken. E rëndësishme është t'i këshilloni që të mos ndërpresin marrjen e ilaçeve dhe të diskutojnë shqetësimet e tyre me mjekun përgjegjës për trajtim.

iFightDepression është një projekt i financuar dhe implementuar nga: