Burimet e Vetëmenaxhimit

Ka mjaft mënyra për të promovuar një shëndet mendor më të mirë.

Mëso sesi mund të ndihmosh veten dhe të menaxhosh depresonin tënd.

Lexo rreth vetëmenaxhimit dhe bëj testin e vetëvlerësimit.

Lexoni më tej

Kryeni testin vetëplotësues

Informohu

Informohu

Depresioni është mjaft i zakonshëm: në fakt është një prej problemeve më të zakonshme të shëndetit mendor. Një në katër ose pesë individë përjetojnë depresion në një fazë të jetës së tyre.

Ndonjëherë depresioni ndodh pa ndonjë arsye të dukshme. Kur ka një problem të qartë dhe njerëzit e zgjidhin atë, ose kur arrijnë të pranojnë gjendjen e tyre ose gjejnë mbështetje, simptomat që lidhen me depresionin mund të lehtësohen, por në shumicën e rasteve ato nuk zhduken pa trajtim.

Kur depresioni është i pranishëm, njerëzit kanë shenja dhe simptoma, por nuk mund të jenë të vetëdijshëm për këtë. Ata mund të fillojnë të ndiejnë se kanë një problem serioz kur thjesht nuk mund t’i shmangin, kur fillon të ketë efekt negativ në aftësinë e personit për të kryer aktivitetet e tij të përditshme ose kur bëhet aq i rëndë sa jeta duket pa kuptim.

Sa normale janë ndjenjat e tyre?

Dhe pse depresioni është eksperiencë e zakonshme, ka mjaft keqkuptime rreth tij.
Një problem është që njerëzit e përdorin fjalën "depresion" për të përshkruar ngritjet e uljet në jetë. Nëse jeta është e vështirë, me shqetësime financiare, papunësi ose thjesht nuk ke ngritje në detyrë, probleme në marrëdhënie si përfundimi i një lidhjeje, rezultet e provimit, sëmundjet, është normale që ai apo ajo të ndihet i depresiv.

Për shumë njerëz ndjenja e të qenit "depresiv" është rezultati i kuptueshëm i këtyre rrethanave, dhe kjo mund të quhet "shqetësim mendor". Ky është një reagim i natyrshëm dhe normal ndaj vështirësive dhe humbjeve, dhe kjo është pjesë e një procesi të shëndetshëm dhe përshtatës. Kur njerëzit përjetojnë këto lloj vuajtjeje dhe ankthi, të cilat variojnë në intensitet, nga të lehta deri të rënda, ata mund të përjetojnë disa simptoma të tilla si probleme të gjumit, oreksit dhe seksuale, apo edhe dhimbje koke ose rritje të presionit të gjakut.

Vuajtja mendore mund të jetë akute dhe zgjat disa orë, ose mund të jetë më e ashpër dhe e zgjatur për javë, madje edhe muaj, si vajtimi për një të dashur që nuk jeton më apo fundi i një marrëdhënie afatgjatë. Rastet më të rëndomta të reagimve të zakonshme ndaj ngjarjeve të jetës, mund ta shpien një individ të zhvillojë depresion.

Kryeni një test për familjen/shokun tuaj në kutinë "Njohja e Depresionit"në anën e majtë të faqes.

Depresioni është sëmundje

Në dallim nga shqetësimi mendor në reagimin ndaj ngjarjeve të jetës, çrregullimet mendore si depresioni janë më pak të zakonshme dhe mund të ndodhin me ose pa ndonjë shkak të dukshëm. Çrregullimet mendore mund të jenë të rënda dhe të qëndrueshme dhe mund të ndikojnë në jetën e përditshme të një personi. Në raste të tilla, ka të ngjarë që një person do të ketë nevojë për ndihmë profesionale. Është e rëndësishme që të përcaktohet një diagnozë e saktë mjekësore dhe të ndërmerren ndërhyrje të posaçme përmes medikamenteve ose trajtimeve psikologjike.

Depresioni është një term klinik që përshkruan një gjendje mjekësore që ndikon mënyrën sesi humori kontrollohet nga truri - një çrregullim humori. Depresioni prek ndjenjat, mendimet dhe funksionet e trupit. Përjetimi i depresionit përfshin emocione dhe ndjenja negative intensive, humbje të interesit, lodhje, probleme të gjumit, aktivitetit seksual, peshës ose oreksit, ide negative si pesimizëm, vetëvlerësim i ulët, pavendosmëri dhe ide vetëvrasëse, si dhe simptoma të tjera specifike. Në tërësi, këto simptoma do të prodhojnë një efekt të padëshirueshëm në jetën e njerëzve, për shembull duke ndikuar në mirëqenien personale, punë dhe marrëdhënie.

iFightDepression është një projekt i financuar dhe implementuar nga: