Burimet e Vetëmenaxhimit

Ekzistojnë disa mënyra për të promovuar një shëndet më të mirë mendor

Mësoni më shumë si të ndihmoni veten tuaj dhe të menaxhoni depresionin

Lexoni rreth vetëmenaxhimit dhe kryeni testin vetëplotësues

Lexoni më tej

Kryeni testin vetëplotësues

Njohja e depresionit

Njohja e depresionit

Nëse aspektet e mëposhtme janë të pranishme, ka të ngjarë që ky person të vuajë nga depresioni:

  • Trishtim dhe/ose ankth në shumicën e kohës, zbuluar nga personi ose të dukshme në pamjen dhe sjelljen e tyre;
  • Humbja e interesit dhe kënaqësisë nga aktivitetet e mëparshme të preferuara ku qenë angazhuar, si dalja me miqtë, ndjekja e një ndeshje futbolli ose duke kaluar kohë me familjen;
  • Ankimi mbi lodhjen kronike ose mungesën e vitalitetit;
  • Shprehja e ideve të fajit me tepricë ose në mënyrë të papërshtatshme (në disa fe, duke kërkuar faljen e Perëndisë);
  • Shprehja e mungesës së shpresës, pafuqisë dhe pesimizmit të përgjithshëm;
  • Humbja e oreksit, humbja e peshës, pagjumësia ose gjumë i zgjatur dhe probleme me intimitetin fizik;
  • Ide dhe fantazi për vdekjen dhe nganjëherë për vetëlendim. Depresioni shoqërohet shpesh nga ankthi dhe gjithmonë lidhet me probleme të rëndësishme në familje, me shoqërinë, punën ose shkollën për shkak të efektit që depresioni ka te personi.

 

Këto simptoma zakonisht prekin disa fusha. Numri i simptomave dhe ashpërsia e tyre mund të ndryshojnë nga personi në person, dhe nga periudha në periudhë.

 

Nëse doni të verifikoni nëse një person që njihni vuan nga depresioni, mund të plotësoni testin për personin në fjalë (për të parë nëse ai/ajo është në depresion).

 

Një anëtar i klerit mund të eksplorojë gjendjen e tanishme të një personi që kërkon ndihmë përmes pyetjeve, për shembull, duke pyetur nëse personi ndihet i trishtuar, sa intensivisht dhe për sa kohë.

 

Të dëgjuarit me vëmendje – atë çka bëjnë klerikët në mënyrë rutinë - është një tipar kyç.

 

Një person i interesuar, që dëgjon me kujdes një person në depresion dhe është i vëmendshëm ndaj shenjave verbale dhe joverbale, do të vërejë tri fusha të ndryshme të problemeve dhe ndryshimeve (shih kutinë):

  • Simptomat psikologjike - të menduarit, ndjenjat dhe motivimi preken;
  • Simptomat fizike - të tilla si dhimbje koke, dhimbje stomaku, dhimbje kurrizi. Ndonjëherë depresioni shprehet vetëm nëpërmjet simptomave somatike;
  • Simptomat e sjelljes - këto rezultojnë shpesh nga ndërveprimi ndërmjet simptomave psikologjike dhe fizike.

Ndonjëherë është e mundur që si vëzhgues të jetmi më të aftë në zbulimin e këtyre ndryshimeve: nëse mendoni se dikush mund të jetë në depresion, përpiquni të mbani mend sesi ky person zakonisht sillej para një gjysmë viti. Si sillej me ju dhe me të tjerët? Kjo mund të ndihmojë për të marrë një ide më të mirë. Megjithatë, disa njerëz përpiqen shumë për të fshehur simptomat e tyre, sepse ndihen të turpëruar ose fajtorë.

 

Seksioni tjetër përmban informacion mbi simptomat e depresionit.

iFightDepression është një projekt i financuar dhe implementuar nga: