Burimet e Vetëmenaxhimit

Ekzistojnë disa mënyra për të promovuar një shëndet më të mirë mendor

Mësoni më shumë si të ndihmoni veten tuaj dhe të menaxhoni depresionin

Lexoni rreth vetëmenaxhimit dhe kryeni testin vetëplotësues

Lexoni më tej

Kryeni testin vetëplotësues

Për profesionistët e kujdesit shëndetësor

Çfarë ju duhet të dini për depresionin

Depresioni është një sëmundje e zakonshme në të gjithë botën, me më shumë se 300 milionë njerëz të prekur. Depresioni është i ndryshëm nga luhatjet e zakonshme të humorit dhe përgjigjet emocionale afatshkurtra ndaj sfidave në jetën e përditshme. Depresioni vjen nga një ndërveprim kompleks i faktorëve social, psikologjik dhe biologjik. (Organizata Botërore e Shëndetësisë, WHO, 2017).

Depresioni është një sëmundje që përfshin jo vetëm mendjen apo trurin, por tërë trupin, duke ndikuar në mënyrën se si një person ha, fle, ndjen veten dhe mendon për gjëra. Nuk është një gjendje normale kalimtare e mendjes dhe nuk është as shenjë e dobësisë personale, as gjendje që dikush mund të "dalë nga".

Në përgjithësi, depresioni mund të prekë këdo: burra dhe gra nga të gjitha prejardhje, në të gjitha profesionet dhe në të gjitha fazat e jetës. Edhe njerëzit, jetët e të cilëve duken të lumtura dhe të kënaqura, mund të përjetojnë depresion.

Depresioni mund të trajtohet. Nëse mendoni se keni depresion, kërkoni ndihmë.

Informacion për profesionistët e kujdesit shëndetësor

Mjekët e përgjithshëm

Hapi i parë është të përcaktojë nëse një pacient po përjeton një episod depresiv. Në varësi të ashpërsisë së episodit depresiv, qasja më e mirë është të fillojë një farmakoterapi ose psikoterapi për të përmirësuar dhe mbështetur gjendjen normale.

Lexo më shumë...

Farmacistët

Si farmacist, është e rëndësishme që të njiheni me disa fakte rreth depresionit për të ofruar sigurinë dhe mirëqenien e pacientëve tuaj.

 

Lexo më shumë...

iFightDepression Mjeti

Instrumenti “I Fight Depression” është një program i udhëzuar i vetëdrejtimit në internet, që synon të ndihmojë individët me depresion të butë deri në të moderuar për të vetëmenaxhuar simptomat e tyre. Nëse mjeku i përgjithshëm apo profesionisti i kujdesit shëndetësor ju ka referuar për të hyrë në instrumentin “I Fight Depression” dhe nëse keni një llogari personale të përdoruesit, ju mund të hyni këtu:

 

HYR KËTU

TË KËRKOSH NDIHMË PËR DEPRESIONIN

është një hap i rëndësishëm

iFightDepression është një projekt i financuar dhe implementuar nga: