Burimet e Vetëmenaxhimit

Ka mjaft mënyra për të promovuar një shëndet mendor më të mirë.

Mëso sesi mund të ndihmosh veten dhe të menaxhosh depresonin tënd.

Lexo rreth vetëmenaxhimit dhe bëj testin e vetëvlerësimit.

Lexoni më tej

Kryeni testin vetëplotësues

Ndërhyrjet Sociale

Ndërhyrjet Sociale

Si në mjekim dhe terapi individuale, njerëzit me depresion mund të përfitojnë nga ndërhyrjet sociale. Ndërhyrje të tilla mund të jenë të mjaftueshme për ata me depresion të butë, por njerëzve që përjetojnë depresion të rëndë apo të moderuar mund t’u duhet një qasje më intensive, duke përfshirë medikamente dhe terapi.

Grupe të përkrahjes mund të mësojnë aftësi të reja, të inkurajojnë aktivitete të shëndetshme, dhe të sigurojnë mbështetje sociale. Ka prova shkencore se programet e aktivitetit fizik në grupe mund të ndihmojnë në uljen e depresionit të butë. Gjithashtu, grupi me bazë në mbështetje/ group-based peer support, programet CBT, ose kurse psikoedukimi mund të jenë shumë të dobishme. Grupet vullnetare me fokus depresionin shpesh i ofrojnë këto me kosto të ulët.

Më shumë kurse të përgjithshme të ofruara në komunitet (të tilla si kurset "Zhvillimi Personal", "Menaxhimi i Stresit" ose "Aftësitë e Jetës") mund të sigurojnë aftësi të reja dhe mbështetje sociale. Ju mund të gjeni informacion në lidhje me grupet mbështetëse në seksionin "merrni ndihmën", ose duke pyetur mjekun tuaj në lidhje me shërbimet përkatëse në zonën tuaj.

iFightDepression është një projekt i financuar dhe implementuar nga: