Help EAAD be a strong voice for people with depression.
EAAD is a non-profit organization. Please help us to keep iFD tool free and to support those affected with depression.
DonateKëtu janë simptomat më të zakonshme të depresionit:
Numri i simptomave të pranishme dhe ashpërsia e tyre mund të ndryshojnë nga personi në person, gjithashtu edhe simptomat mund të ndryshojnë me kalimin e kohës.
Depresioni është i ndryshëm nga shterimi/rraskapitja profesional/e.
Depresioni mund të diagnostikohet nga psikiatër dhe profesionistë të caktuar të kujdesit shëndetësor në përputhje me kriteret diagnostike të pranuara ndërkombëtarisht. Ndërkohë nuk ka një diagnozë mjekësore për shterimin profesional, simptomat e mëposhtme janë dhënë në kontekstin e një vendi pune:
Njerëzit që përjetojnë simptomat e mësipërme mund të jenë duke përjetuar shterim/rraskapitje profesional/e, por këto simptoma mund të jenë gjithashtu një shenjë e një sëmundjeje depresive, së bashku me ato të renditura në seksionin e mësipërm.
Trajtimi për depresionin është i ndryshëm nga ai për shterimin profesional.
Është e rëndësishme të merret një diagnozë nga një profesionist mjekësor për të përcaktuar nëse një person ka depresion. Nëse depresioni i tyre fshihet pas termit 'shterim profesional', ata nuk do të marrin ndihmën që u nevojitet.
Nëse një person ka depresion, trajtimi përbëhet nga psikoterapi dhe medikamente ose një kombinim i të dyjave. Trajtimi i lodhjes së tyre me më shumë gjumë ose me pushime nuk është i dobishëm dhe shpeshherë është edhe i dëmshëm.
Depresioni nuk largohet kur dikush është me pushime, sepse vetëm kushtet e punës nuk janë shkaku i depresionit të tij/saj. Hulumtimet tregojnë se gjumi më i gjatë mund të përkeqësojë depresionin dhe privimi terapeutik i gjumit është një trajtim për depresionin i cili ofrohet përmes trajtimit spitalor.
Nëse një person nuk diagnostikohet me depresion, por po përjeton shterim profesional, mund të jetë e nevojshme të marrë një periudhë për t'u rikuperuar dhe për të pushuar, përveç ndryshimeve strukturore në stilin e jetës dhe mjedisin e punës. Mbani mend, shterimi profesional është një gjendje rreziku që mund të çojë në sëmundje dytësore, siç është depresioni, ndaj, është e rëndësishme të kërkoni ndihmë për shterimin profesional.
Një atmosferë jostigmatizuese në vendin e punës dhe një sistem konfidencial përmes të cilit punonjësit mund të kërkojnë ndihmë, do t'i mundësojnë punonjësit të fitojë më shpejt kujdesin shëndetësor profesional. Në një atmosferë stigmatizuese, është edhe më e vështirë për një punonjës në depresion të kërkojë ndihmë profesionale ose të marrë mbështetje nga punëdhënësit e tyre për të gjetur kujdesin shëndetësor profesional që i nevojitet.