Bëhu pjesë e Kongresit të Parë të Pacientëve me Depresion në Europë, më datë 7 Dhjetor (online, falas)!

Burimet e Vetëmenaxhimit

Ekzistojnë disa mënyra për të promovuar një shëndet më të mirë mendor

Mësoni më shumë si të ndihmoni veten tuaj dhe të menaxhoni depresionin

Lexoni rreth vetëmenaxhimit dhe kryeni testin vetëplotësues

Lexoni më tej

Kryeni testin vetëplotësues

Depresioni në vendin e punës

Depresioni është një nga çrregullimet më të zakonshme të shëndetit mendor në mbarë botën. Ai shkakton vuajtje të mëdha njerëzore dhe kosto të mëdha për ekonominë globale për shkak të produktivitetit të humbur.

Shkaqet e depresionit janë të ndryshme. Ato përfshijnë një sërë shkaqesh biologjike, psikologjike dhe sociale (psikosociale) dhe faktorë të lidhur me punën, që te njerëzit me vulnerabilitet ndaj depresionit mund të çojnë në fillimin e një episodi depresiv ose në përkeqësim të një gjendje depresive ekzistuese.

Depresioni është një çrregullim i zakonshëm tek njerëzit që janë të punësuar, në të njëjtën mënyrë është për njerëzit që janë të papunë ose në pension. Personat e punësuar me depresion do të ndihen të rraskapitur, por është e rëndësishme të kuptojnë se vetëm kushtet e tyre të punës nuk e kanë shkaktuar depresionin e tyre. Shpesh herë, nuk është vendi i punës, por çrregullimi depresiv, ai që i bën ata të ndihen në këtë mënyrë

Edhe pse kushtet e punës vetëm nuk shkaktojnë depresion, sepse është shumë i zakonshëm në shoqëri dhe njerëzit kalojnë kaq shumë kohë në punë, është e rëndësishme që vendet e punës të kuptojnë depresionin dhe çfarë të bëjnë kur një punonjës është në depresion. Duke vepruar, mund të parandalohen vuajtjet e njerëzve dhe mund të shmangen kostot e vendit të punës për shkak të pushimit për arsye mjekësore dhe produktivitetit të ulët.

Vendet e punës mund të kontribuojnë gjithashtu drejt rikuperimit nga depresioni, duke krijuar, për shembull, një mjedis jo stigmatizues. Me disa njohuri dhe kompetencë bazë për depresionin, vendet e punës mund të njohin simptomat, të përshtatin kushtet e punës në përputhje me rrethanat (nëse nevojitet) dhe të mbështesin sjelljen e kërkimit të ndihmës.

Seksionet e mëposhtme theksojnë veprimet që mund të ndërmerren në vendin e punës, në nivel organizativ, menaxheri dhe punonjësi, për të njohur dhe mbështetur më mirë punonjësit me depresion.

iFightDepression është një projekt i financuar dhe implementuar nga: