
Testi vetë-plotësues

Testi vetëplotësues i humorit(disponimit)
Njohja e depresionit nuk është gjithmonë e drejtpërdrejtë.
Më poshtë është një test për vetëvlerësimin që është krijuar si një vlerësim i shpejtë i humorit tuaj, dhe për të kontrolluar nëse jeni duke përjetuar ndonjë nga shenjat dhe simptomat kryesore të depresionit. Shumë profesionistë të shëndetit përdorin këtë test ("Pyetësori i Shëndetit të Pacientit" ose "PHQ-9") për të identifikuar depresionin. Testi në këtë faqe është tërësisht anonim dhe konfidencial.
Rezultatet mund të jenë treguese, por nuk do të thotë që ju keni një diagnozë për depresion. Vetëm doktori ose ndonjë profesionist tjetër i shëndetit mund të konfirmojë një diagnozë. Nëse jeni ndjerë me të vërtetë me humor të ulët dhe mendoni se mund të jeni në depresion, duhet të shkoni te mjeku juaj. Merrni rezultatet e këtij testi me vete; ato mund të jenë një mënyrë e dobishme për të filluar një diskutim.
Plotësoni pyetësorin më poshtë, ose mund të shkarkoni një version PDF nga seksioni i burimeve.