Të rinjtë

Vetë-menaxhimi

Ka shumë mënyra për të përmirësuar shëndetin mendor. 

Çfarë duhet të dini për depresionin

Depresioni është një sëmundje e zakonshme me më shumë se 300 milion persona të prekur në të gjithë botën. Depresioni dallon nga periudhat afat shkurtër të luhatjeve të humorit dhe reagimet emocionale ndaj sfidave të jetës së përditshme. Depresioni shkaktohet si pasojë e ndërveprimeve komplekse të faktorëve social, psikologjik dhe biologjik. (Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH, 2017).

Depresioni është një sëmundje, e cila përfshin jo vetëm mendjen dhe trurin por të gjithë trupin duke prekur mënyrën e të ushqyerit, gjumit, ndjenjave rreth vetes dhe mendimeve ndaj të tjerëve dhe ngjarjeve. Nuk është një fazë e zakonshme kalimtare e gjendjes së mendjes si dhe nuk është një 'dobësi' e karrakterit që dikush mund të 'dalë' vetë.

Në përgjithësi, kushdo mund të preket nga depresioni: burra dhe gra të fushave dhe profesioneve të ndryshme dhe në të gjitha faza të jetës. Edhe ata të cilët në dukje kanë një jetë të “lirë” dhe të kënaqshme mund të përjetojnë depresion.

Depresioni është i trajtueshëm. Nëse mendon se vuani nga depresioni, kërkoni ndihmë.

Informacion për të rinjtë

Pse më duhet informacioni mbi depresionin?

Depresioni është një çrregullim i shëndetit mendor. Kjo do të thotë se depresioni është një sëmundje. Truri dhe trupi do të preken nga kjo sëmundje. Megjithatë, është e rëndësishme të keni parasysh se depresioni është i shërueshëm.

Lexoni më tej

Çfarë është depresioni?

Depresioni është një gjendje serioze; depresioni nuk është stres apo thjesht të ndihesh keq; depresioni nuk është thjesht një çrregullim psikologjik; depresioni është një çrregullim mendor; depresioni është një sëmundje sistemike; depresioni është një çrregullim i zakonshëm; depresioni mund të prekë këdo; depresioni mund të jetë i përsëritur ose kronik.

Lexoni më tej

Çfarë është 'adoleshenca'?

Adoleshenca është një fazë e pjekurisë: ajo është një periudhë kalimtare e zhvillimit fizik dhe psikologjik të njeriut në mes fëmijërisë dhe moshës madhore, qëllimi i të cilës është përgatitja për të marrë përgjegjësitë e të rriturit.

Lexoni më tej

Sa normale janë ndjenjat e mia?

Edhe pse depresioni është një përvojë e zakonshme, ka shumë keqkuptime rreth tij. Dikush mund të vuajë, por kjo nuk do të thotë se ai është në depresion.

Lexoni më tej

Depresioni tek adoleshentët

Simptomat depresive tek të rinjtë nga 13 deri në 18 vjeç, shpesh nuk paraqiten si humor melankolik me trishtim, humbje e interesit, dëshpërim, ruminacion ose mungesë motivimi. Përkundrazi, sjelljet agresive, abuzimi me substancat dhe simptomat somatike mund të maskojnë çrregullimin depresiv. Përveç kësaj, raste individuale janë shumë më specifike sesa tek të rriturit. Shpesh, adoleshentët shfaqen me simptomat somatike dhe psikologjike.

Lexoni më tej

Çfarë duhet të di rreth vetëdëmtimit?

'Dëmtimi i vetes" i referohet një sjelljeje (si vetëplagosja ose mbidoza e ilaçeve apo drogës) që është ndërmarrë për qëllim dëmtimin e trupit të një personi.

Lexoni më tej

Depresioni është sëmundje e trajtueshme

Trajtimi mund të jetë i dobishëm për shumicën e adoleshentëve me depresion duke qenë se situata do të përkeqësohet nëse nuk trajtohet.

Lexoni më tej

Instrumenti iFightDepression®

Instrumenti iFightDepression® është një program online, që synon të ndihmojë individët me depresion të lehtë deri në të moderuar që të vetëmenaxhojnë simptomat e tyre nën udhëzimin e një profesionisti shëndetësor ose psikosocial. Nëse mjeku juaj i familjes ose profesionisti i kujdesit shëndetësor ju ka rekomanduar përdorimin e këtij instrumenti dhe keni një llogari personale, klikoni butonin më poshtë:

Kind steht zwischen den Eltern und hält deren Hand

Të kërkosh ndihmë për depresionin është hapi i parë mjaft i rëndësishëm