Depresioni shpesh është nëndiagnostikuar dhe nëntrajtuar në kujdesin parësor. Ata që përjetojnë simptoma depresive mund të hezitojnë të kërkojnë ndihmë. Kur ata janë të pranishëm në kujdesin parësor, profesionistët e kujdesit shëndetësor mund të mos e shohin depresionin për shkak të keqkuptimit të simptomave somatike (deri në dy të tretat e simptomave të raportuara janë somatike), simptomave bashkëshoqëruese si pasojë e abuzimit të substancave, ngurrimit për të raportuar simptoma afektive ose të paturit vështirësi në menaxhimin e çrregullimit të diagnostikuar. Pasi diagnostikohet depresioni, praktika më e mirë është që ai të menaxhohet nga mjeku i përgjithshëm, por kjo mund të pengohet nga disponueshmëria e kufizuar e psikoterapisë, farmakoterapia e papërshtatshme ose joadekuate, ose zbatueshmëria e dobët.
Hapi i parë i mjekut është të përcaktojë nëse një pacient po përjeton një episod depresiv. Në varësi të ashpërsisë së episodit depresiv, qasja më e mirë është të fillojë me farmakoterapi ose psikoterapi për të përmirësuar dhe mbajtur një gjendje normale të humorit / disponimin. Për depresionet e rënda, farmakoterapia është zgjedhja e parë për shumicën e pacientëve. Shpesh, rekomandohet përdorimi i kombinuar i medikamenteve dhe psikoterapisë.
Informacione më të hollësishme mbi gjurmimin, diagnostikimin dhe trajtimin e depresionit janë në dispozicion në seksionet e ardhshme.