Burimet e Vetëmenaxhimit

Ekzistojnë disa mënyra për të promovuar një shëndet më të mirë mendor

Mësoni më shumë si të ndihmoni veten tuaj dhe të menaxhoni depresionin

Lexoni rreth vetëmenaxhimit dhe kryeni testin vetëplotësues

Lexoni më tej

Kryeni testin vetëplotësues

Të rinjtë

Çfarë duhet të dini për depresionin

Depresioni është një sëmundje e zakonshme me më shumë se 300 milion persona të prekur në të gjithë botën. Depresioni dallon nga periudhat afat shkurtër të luhatjeve të humorit dhe reagimet emocionale ndaj sfidave të jetës së përditshme. Depresioni shkaktohet si pasojë e ndërveprimeve komplekse të faktorëve social, psikologjik dhe biologjik. (Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH, 2017).
Depresioni është një sëmundje, e cila përfshin jo vetëm mendjen dhe trurin por të gjithë trupin duke prekur mënyrën e të ushqyerit, gjumit, ndjenjave rreth vetes dhe mendimeve ndaj të tjerëve dhe ngjarjeve. Nuk është një fazë e zakonshme kalimtare e gjendjes së mendjes si dhe nuk është një “dobësi” e karrakterit që dikush mund të “dalë” vetë.
Në përgjithësi, kushdo mund të preket nga depresioni: burra dhe gra të fushave dhe profesioneve të ndryshme dhe në të gjitha faza të jetës. Edhe ata të cilët në dukje kanë një jetë të “lirë” dhe të kënaqshme mund të përjetojnë depresion.
Depresioni është i trajtueshëm. Nëse mendon se vuani nga depresioni, kërkoni ndihmë

Informacion për të rinjtë

Pse më duhet informacioni mbi depresionin?

Depresioni është një çrregullim i shëndetit mendor. Kjo do të thotë se depresioni është një sëmundje. Truri dhe trupi do të preken nga kjo sëmundje. Megjithatë, është e rëndësishme të keni parasysh se depresioni është i shërueshëm.


 

Lexo më shumë...

Çfarë është depresioni?

Depresioni është sëmundje reale; depresioni është gjendje serioze; depresioni nuk është stres apo thjesht të mosndjerit mire; depresioni nuk është thjesht një çrregullim psikologjik; depresioni përfshin procese biologjike; depresioni është çrregullim mendor; depresioni është sëmundje sistemike; depresioni është çrregullim i zakonshëm; depresioni mund të prekë çdo njeri; depresioni mund të përsëritet apo të jetë kronik.



Lexo më shumë...

Çfarë është “adoleshenca''?

Adoleshenca është një fazë e pjekurisë: ajo është një periudhë kalimtare e zhvillimit fizik dhe psikologjik të njeriut në mes fëmijërisë dhe moshës madhore, qëllimi i të cilës është përgatitja për të marrë përgjegjësitë e të rriturit.


 

Lexo më shumë...

Sa normale janë ndjenjat e mia?

Edhe pse depresioni është një përvojë e zakonshme, ka shumë keqkuptime rreth tij. Dikush mund të vuajë, por kjo nuk do të thotë se ai është në depresion.

Lexo më shumë...

Depresioni tek adoleshentët

Simptomat depresive tek të rinjtë nga 13 deri në 18 vjeç, shpesh nuk paraqiten si humor melankolik me trishtim, humbje e interesit, dëshpërim, ruminacion ose mungesë motivimi. Përkundrazi, sjelljet agresive, abuzimi me substancat dhe simptomat somatike mund të maskojnë çrregullimin depresiv. Përveç kësaj, raste individuale janë shumë më specifike sesa tek të rriturit. Shpesh, adoleshentët shfaqen me simptomat somatike dhe psikologjike.

Lexo më shumë...

Çfarë duhet të di rreth vetëdëmtimit?

"Dëmtimi i vetes" i referohet një sjelljeje (si vetëplagosja ose mbidoza e ilaçeve apo drogës) që është ndërmarrë për qëllim dëmtimin e trupit të një personi

Lexo më shumë...

Depresioni është një sëmundje e trajtueshme

Marrja e trajtimit mund të jetë e dobishme për shumicën e adoleshentëve me depresion pasi që ka mundësi që depresioni të përkeqësohet nëse nuk trajtohet.

Lexo më shumë...

iFightDepression Mjeti

Instrumenti “I Fight Depression” është një program i udhëzuar i vetëdrejtimit në internet, që synon të ndihmojë individët me depresion të butë deri në të moderuar për të vetëmenaxhuar simptomat e tyre. Nëse mjeku i përgjithshëm apo profesionisti i kujdesit shëndetësor ju ka referuar për të hyrë në instrumentin “I Fight Depression” dhe nëse keni një llogari personale të përdoruesit, ju mund të hyni këtu:

 

HYR KËTU

TË KËRKOSH NDIHMË PËR DEPRESIONIN

është një hap i rëndësishëm

iFightDepression është një projekt i financuar dhe implementuar nga: