Faktet rreth medikamenteve antidepresive

Vetë-menaxhimi

Ka shumë mënyra për të përmirësuar shëndetin mendor. 

Shumë njerëz me depresion trajtohen me sukses me medikamente antidepresive. Megjithë efektivitetin e tyre të provuar, ka shumë shqetësime dhe mite brenda popullsisë së përgjithshme rreth këtij lloj mjekimi.

Hulumtimet e sotme tregojnë se:

  • Antidepresantët nuk shkaktojnë varësi;

  • Antidepresantët nuk janë stimulantë ose qetësues dhe nuk ju ngrejnë moralin;

  • Antidepresantët nuk janë të ngjashëm me mjekimet antipsikotike;

  • Antidepresantët kanë efekt balancues mbi neurotrasmetuesit në tru.

Antidepresantët nuk veprojnë menjëherë:

  • Një episod depresiv nuk zhduket brenda natës, edhe nëse jeni duke marrë një ilaç efektiv.

  • Antidepresantët nuk kanë efekt të menjëhershëm.

  • Zakonisht, marrja e antidepresantëve në baza ditore zgjat 2 deri në 6 javë para se të përjetoni një përmirësim.

Marrja e antidepresantëve nuk duhet të ndalojë papritur:

  • Është e rëndësishme që të vazhdoni marrjen e antidepresantëve që ju është përshkruar, edhe pas përmirësimit.

  • Ndalimi i hershëm apo i papritur i marrjes së trajtimit rrit rrezikun e kthimit të depresionit.

  • Për minimizimin e rrezikut të kthimit të depresionit, antidepresantët duhet të vazhdojnë të merren 4 deri në 9 muaj pas fillimit të episodit të parë.

  • Në varësi të situatës, mjekimi mund të vazhdojë për më shumë se 9 muaj.

Përveç antidepresantëve, ka grupe të tjera ilaçesh, efekti i të cilëve është komplet ndryshe nga ai i antidepresantëve:

  • Antipsikotikët / neuroleptikët përdoren për të trajtuar psikozat dhe skizofreninë.

  • Anksiolitikët dhe hipnotikët (ilaçet qetësuese / gjumit) si benzodiazepinat përdoren për të trajtuar simptomat e ankthit dhe pagjumësisë. Me këto barna, ekziston një rrezik i rëndësishëm për zhvillimin e një varësie.

  • Benzodiazepinat merren çdo ditë për më shumë se 6 javë dhe mund të shkaktojnë varësi.

  • Te më të rriturit, benzodiazepinat kanë efekte toksike, duke rezultuar në simptoma të ngjashme me depresionin dhe deficite konjitive.