Pse mjekimi?
Disa njerëz pyesin sesi mjekimi mund t'i ndihmojë ata kur vuajnë nga një çrregullim mendor si depresioni. Ata mund të konsiderojnë stresin e punës, problemet në marrëdhënie ose një situatë tjetër të vështirë jetese si shkak për depresionin e tyre. Në kontekstin e depresionit, këto situata mund të konsiderohen si të pakontrollueshme. Ilaçet nuk mund t'i zgjidhin këto probleme të jashtme. Ajo që mund të bëni është trajtimi i simptomave të depresionit (si lodhja, disponimi i ulët dhe humbja e interesit) për t’ju dhënë mundësinë e gjetjes së zgjidhjeve të këtyre situatave të vështira të jetës.
Antidepresantët janë ilaçet që përdoren për shumicën e çrregullimeve të depresionit dhe ankthit. Është e rëndësishme të mendoni me kujdes për antidepresantët ose ilaçet e tjera. Nëse ndiheni rehat dhe të sigurt me trajtimin është diçka e mirë. Përndryshe nuk ka gjasa që ju të angazhoheni për të marrë antidepresantë rregullisht dhe për një periudhë të gjatë kohore për të mundësuar reduktimin e depresionit. Është e rëndësishme të merrni informacione të besueshme dhe të diskutoni ndonjë shqetësim ose dyshim që keni me mjekun tuaj.