Burimet e Vetëmenaxhimit

Ka mjaft mënyra për të promovuar një shëndet mendor më të mirë.

Mëso sesi mund të ndihmosh veten dhe të menaxhosh depresonin tënd.

Lexo rreth vetëmenaxhimit dhe bëj testin e vetëvlerësimit.

Lexoni më tej

Kryeni testin vetëplotësues

Marrja e trajtimit më të mirë

Marrja e trajtimit më të mirë

Ju mund të ndiheni mirë dhe nuk e dini nëse keni nevojë për trajtim apo jo. Për të parë nëse mund të keni nevojë për trajtim, mund të plotësoni testin e vetëvlerësimit që mund të arrihet në kutinë “Njohja e Depresionit” në anën e majtë të faqes. Nëse jeni anëtar i familjes së dikujt që mund të përjetojë depresion, ju mund të plotësoni testin këtu. Nëse testi sugjeron që ju mund të përfitoni nga ndihma, ju rekomandojmë që të kontaktoni mjekun tuaj të përgjithshëm për të rregulluar një vlerësim më të thellë.Mjeku juaj ose do të deklarojë se nuk i përmbushni kriteret për një diagnozë depresioni, ose do të konfirmojë diagnozën e depresionit ose një diagnozë tjetër. Nëse mjeku juaj përshkruan ilaçet, sigurohuni që t'i kuptoni plotësisht udhëzimet e tij. Ashtu si me medikamente të tjera, është e rëndësishme të ndiqni me kujdes udhëzimet e mjekut për të arritur rezultatet më të mira të mundshme të trajtimit. Informata më të hollësishme rreth ilaçeve të depresionit mund të gjeni më vonë në këtë seksion.

Megjithëse, zakonisht, mjeku i përgjithshëm menaxhon depresionin e pacientit, nganjëherë njerëzit mund t'i drejtohen profesionistëve të tjerë.

• Mjeku juaj i përgjithshëm mund të deklarojë se ai nuk ndihet rehat në diagnostikimin ose trajtimin e çështjeve të shëndetit mendor, sepse mund të jetë jashtë fushës së ekspertizës; ai/ajo mund t'ju referojë te një profesionist i shëndetit mendor.
• Gjithashtu, nëse mendoni se mjeku juaj i përgjithshëm nuk është mjaft i specializuar në fushën e shëndetit mendor, mund të kërkoni referim te një profesionist i shëndetit mendor, të tillë si psikologu klinik ose psikiatri.
• Nëse tashmë keni një çrregullim depresiv të diagnostikuar dhe përdorni medikamentet e përshkruara nga mjeku juaj i përgjithshëm, ju mund të referoheni për psikoterapi.
• Nëse mjeku juaj i përgjithshëm nuk është i sigurt nëse mjekimi duhet të përshkruhet, ai/ajo mund t'i referohet një psikiatri.
• Nëse jeni duke vuajtur nga një depresioni shumë i rëndë dhe jeni në rrezik të menjëhershëm të dëmtoni veten ose dikë tjetër, ju mund të pranoni kujdesin shëndetësor të spitalit.

Nëse nuk jeni shumë mirë për t’u parë nga mjeku juaj i përgjithshëm, një anëtar i familjes mund të konsultohet me mjekun tuaj për të diskutuar alternativat më të mira të trajtimit.

iFightDepression është një projekt i financuar dhe implementuar nga: