
Trajtimi për depresionin

Trajtimi për depresionin
Ekzistojnë tre lloje kryesore të trajtimit për depresionin: mjekësor, psikologjik dhe social. Menaxhimi i depresionit shpesh përfshin një kombinim të trajtimeve.
• Trajtimet mjekësore mund të përfshijnë jo vetëm ilaçe, por edhe mundësi të tjera trajtimi që zakonisht përdoren vetëm në qendrat e specializuara.
• Trajtimi psikologjik i referohet psikoterapisë ose "terapisë së të folurit", e cila ka disa nëntipe teorike dhe klinike. Psikoterapia mund të përdoret më vete për forma më pak të rënda të depresionit, ose në kombinim me ilaçe për depresion më të rëndë.
• Ndërhyrjet sociale dhe ndërhyrjet e tjera janë gjithashtu shumë të rëndësishme. Këto përfshijnë aktivitetet sociale, strategjitë relaksuese, stërvitjen e moderuar të rregullt, pushimin mjekësor (nëse është e nevojshme), të mësuarit rreth sëmundjes dhe si të angazhohen në ndihmën ndaj vetes. Këto aktivitete mund të ndihmojnë në nxitjen e shpresës dhe fuqizimit që
Disa lloje të tjera të trajtimeve, të quajtura plotësuese ose alternative, mund të jenë shumë të popullarizuara. Megjithatë, shpesh ekzistojnë dëshmi të kufizuara për efektivitetin e trajtimeve të tilla.