Bëhu pjesë e Kongresit të Parë të Pacientëve me Depresion në Europë, më datë 7 Dhjetor (online, falas)!
Faktorët në depresion
Faktorët nxitës ose precipitues
Shkaktarët afatshkurtër të depresionit gjithashtu mund të shihen si dy anët e një monedhe. Shembuj për shkaktarët akut në nivel psikosocial mund të jenë humbja e një të dashuri, konfliktet e marrëdhënieve ose ndryshimet në një situate jete. Gjithashtu, ngjarje pozitive të ndryshimit të jetës, si ndryshimi i vendbanimit ose kalimi i një provimi mund të shkaktojnë një episod depresioni. Në nivelin neurobiologjik ndryshimet në hormone specifike, si hormonet e stresit (kortizolit) mund të jenë shkaktarë të mundshëm.
Faktorët e vulnerabilitetit dhe elasticitetit/ reziliencës
Të dy faktorët psikosocialë dhe neurobiologjikë mund të jenë përgjegjës për një cënueshmëri më të madhe ndaj një çrregullimi. Përvojat traumatike të fëmijërisë ose abuzimi janë faktorë psikosocialë, të cilët mund të luajnë rol në zhvillimin e mëvonshëm të një çrregullimi, ndërsa një mjedis i kujdesshëm dhe i qëndrueshëm i fëmijërisë do të jetë mbrojtës. Është gjithashtu e njohur, faktorët gjenetikë të trashëguar ndikojnë në rritjen e ndjeshmërisë ose të kundërtën, duke krijuar elasticitet/reziliencë. Për shembull, ata mund të ulin ose të rrisin përqindjen e neurotransmetuesve në tru, duke rritur ose ulur rrezikun për një çrregullim.
Faktorët e mirëmbajtjes dhe zgjidhjes
Vështirësitë psikosociale afatgjata mund të rrisin ecurinë e depresionit, ndërsa mbështetja e përshtatshme dhe intensive sociale, si dhe terapia mund të çojnë në një zgjidhje më të shpejtë të çrregullimit.
Ndërveprimi i faktorëve
Shpesh ekziston një ndërveprim midis faktorëve të përfshirë në rritjen e ndjeshmërisë për çrregullimin që shkakton depresion, si dhe në mirëmbajtjen e tij. Është gjithashtu e mundur që një episod depresiv të ndodhë pa ndonjë shkak të dukshëm psikosocial ose neurobiologjik, pa asnjë shkak të dukshëm të papritur.