Burimet e Vetëmenaxhimit

Ka mjaft mënyra për të promovuar një shëndet mendor më të mirë.

Mëso sesi mund të ndihmosh veten dhe të menaxhosh depresonin tënd.

Lexo rreth vetëmenaxhimit dhe bëj testin e vetëvlerësimit.

Lexoni më tej

Kryeni testin vetëplotësues

Rëndësia e shëndetit puplik

Cila është rëndësia e depresionit në shëndetit publik?

Depresioni është shumë i zakonshëm. Rreth 20 milionë qytetarë evropianë vuajnë nga depresioni çdo vit (OBSH, 2008).

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) depresioni është një nga çrregullimet kryesore në botë që shpie në paaftësi, duke prekur rreth një në pesë gra, dhe një në dhjetë burra në një moment në jetën e tyre. Çdo vit, në Evropë, vlerësohet se 7% e njerëzve përjetojnë një episod të depresionit. Në Evropë, një e treta e të gjitha kostove të sëmundjes kanë të bëjnë me çrregullimet e Sistemit Nervor Qëndror(SNQ), dhe gjysma e tyre përfshijnë depresionin.

Depresioni mund të prekë këdo. Burrat dhe gratë e çdo grup-moshe, niveli arsimor dhe statusi social dhe ekonomik vuajnë nga depresioni. Të gjitha fushat e jetës ndikohen kur depresioni është i pranishëm. Familja, prindërit, martesa, takimet, miqësitë, puna, studimet, karriera dhe financat: të gjitha aspektet e jetës së përditshme janë të rrezikuara nga prania e depresionit. Depresioni shpesh përsëritet pas një episodi të parë, dhe mund të bëhet këmbëngulës ose kronik nëse nuk është diagnostikuar dhe nuk trajtohet.

Por panorama mund të jetë edhe më e rëndë, kur depresioni ndodh në kombinim me sëmundje të tjera mjekësore siç janë: kanceri, diabeti, artriti, goditja ose sëmundjet kardiovaskulare, ose me çrregullime të lidhura me shëndetin mendor siç janë ankthi ose abuzimi me substancat.

Një numër i konsiderueshëm njerëzish të dëshpëruar vetëvriten dhe shumë më tepër kryejnë sjellje jofatale të vetëdëmtimit. Vetëm në shtetet anëtare të BE-së, çdo vit 60.000 njerëz vdesin nga vetëvrasja dhe më shumë se gjysma e tyre vuanin nga depresioni.

iFightDepression është një projekt i financuar dhe implementuar nga: