Burimet e Vetëmenaxhimit

Ekzistojnë disa mënyra për të promovuar një shëndet më të mirë mendor

Mësoni më shumë si të ndihmoni veten tuaj dhe të menaxhoni depresionin

Lexoni rreth vetëmenaxhimit dhe kryeni testin vetëplotësues

Lexoni më tej

Kryeni testin vetëplotësues

Për publikun e gjerë

Çfarë duhet të dini për depresionin

Depresioni është një sëmundje e zakonshme me më shumë se 300 milion persona të prekur në të gjithë botën. Depresioni dallon nga episode afat shkurtër të luhatjeve të humorit dhe reagimet emocionale ndaj sfidave të jetës së përditshme. Depresioni shkaktohet si pasojë e ndërveprimeve komplekse të faktorëve social, psikologjik dhe biologjik, (Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH, 2017).
Depresioni është një sëmundje, e cila përfshin jo vetëm mendjen dhe trurin por të gjithë trupin duke prekur mënyrën e të ushqyerit, gjumit, ndjenjave rreth vetes dhe mendimeve ndaj të tjerëve dhe ngjarjeve. Nuk është një fazë e zakonshme kalimtare e gjendjes së mendjes si dhe nuk është një “dobësi” e karakterit që dikush mund të “dalë” vetë. 
Në përgjithësi, kushdo mund të preket nga depresioni: burra dhe gra të fushave dhe profesioneve të ndryshme dhe në të gjitha fazat e jetës. Edhe ata të cilët në dukje kanë një jetë të “lirë” dhe të kënaqshme mund të përjetojnë depresion. 
Depresioni mund të trajtohet. Nëse mendon se vuani nga depresioni, kërko ndihmë.

Informacion për të gjithë

Çfarë është depresioni?

Çfarë duhet të dini për depresionin: depresioni është një sëmundje: është një gjëndje shëndetësore serioze; depresioni nuk është stres apo të ndjerit jo mirë; depresioni nuk është thjeshtë një çrregullim psikologjik…

 

Lexo më shumë...

Rreth depresionit

Kur thoni se gjendeni në depresion, doni të thoni se ndiheni keq apo i rënë moralisht sepse diçka ju shqetëson. Shumica prej nesh ndonjëherë mund të ndihen të trishtuar, por kjo nuk do të thotë që ju vuani nga depresioni.

Lexo më shumë...

Shenjat dhe simptomat

Depresioni është një sëmundje që përfshin jo vetëm mendjen apo trurin, por tërë trupin, duke ndikuar në mënyrën sesi një person ushqehet, fle, ndihet për veten e tij/saj dhe mendon. Depresioni nuk është një gjendje normale kalimtare e mendjes, dhe nuk është as shenjë e dobësisë personale, as situatë që mund të "shuhet".

Lexo më shumë...

Diagnostikimi i depresionit

Një diagnozë është një etiketë mjekësore që sqaron rrjedhën e sëmundjes dhe orientimin për trajtim. Në gjithë botën, sistemet e ndryshme të klasifikimit të sëmundjeve përdoren për diagnoza. Në Evropë, Klasifikimi Ndërkombëtar i Sëmundjeve (ICD-10) i Organizatës Botërore të Shëndetësisë është më i zakonshmi.

 

Lexo më shumë...

Nënllojet e depresionit

Ekzistojnë lloje të ndryshme të depresionit, të cilat mund të marrin rrjedha të ndryshme. Shenjat dhe simptomat ndryshojnë në numër, në kohë, ashpërsi dhe këmbëngulje, por në tërësi ato janë mjaft të ngjashme. Meqë nënllojet e ndryshme të depresionit mund të kërkojnë trajtime të ndryshme, mjeku juaj do të dëshirojë të identifikojë llojin që ndikon te ju. Ka gjithashtu dallime në mënyrën sesi individët përjetojnë depresionin dhe shprehin simptomat në përputhje me moshën, gjininë dhe kulturën.

Shumë emra janë përdorur për të përshkruar format e ndryshme të depresionit: neurotik, reaktiv ose depresioni i vogël janë emra klinikë të zakonshëm dhe thuhet se janë të natyrës psikologjike, dhe mund të trajtohen kryesisht përmes psikoterapisë. Nga ana tjetër, depresioni somatik dhe psikotik shoqërohen me ndryshime të balancës kimike dhe janë të shërueshme nga pikëpamja mjekësore. Këto janë terma që kryesisht përdoren nga profesionistët e shëndetit mendor.

Lexo më shumë...

Shkaqet

Një ngjarje negative siç është humbja e një të dashuri/e, humbja e vendit të punës ose vuajtja nga një sëmundje e rëndë somatike - ose stresi i rëndë dhe i zgjatur, ndonjëherë mund të shkaktojë një episod depresiv, por nganjëherë depresioni mund të ndodhë spontanisht pa ndonjë shkak të dukshëm.

Lexo më shumë...

Trajtimi i depresionit

Ekzistojnë tre lloje kryesore të trajtimit për depresionin: mjekësor, psikologjik dhe social. Menaxhimi i depresionit shpesh përfshin një kombinim të trajtimeve.

 

Lexo më shumë...

iFightDepression Mjeti

Instrumenti “I Fight Depression” është një program i udhëzuar i vetëdrejtimit në internet, që synon të ndihmojë individët me depresion të butë deri në të moderuar për të vetëmenaxhuar simptomat e tyre. Nëse mjeku i përgjithshëm apo profesionisti i kujdesit shëndetësor ju ka referuar për të hyrë në instrumentin “I Fight Depression” dhe nëse keni një llogari personale të përdoruesit, ju mund të hyni këtu:

 

HYR KËTU

TË KËRKOSH NDIHMË PËR DEPRESIONIN

është një hap i rëndësishëm

iFightDepression është një projekt i financuar dhe implementuar nga: