
Simptomat e depresionit

Çfarë duhet të dijë një mjek për depresionin?
Simptomat e depresionit
Diagnoza e depresionit është klinike, e bazuar në një vlerësim të drejtpërdrejtë. Një pacient i plotëson kriteret e ICD-së për një episod depresiv, kur për të paktën dy javë përjeton të paktën dy nga tri simptomat kryesore (humor vazhdimisht i ulët, ulje e interesit dhe kënaqësisë, si dhe zvogëlim të energjive ose lodhje pas përpjekjeve minimale), dhe të paktën dy nga shtatë simptomat dytësore (dëmtim të përqendrimit dhe vëmendjes, ndjenja faji, vetëvlerësim të ulët dhe mungesë vetëbesimi, ndryshime të oreksit dhe peshës, probleme me gjumin, ide pesimiste dhe ruminacion (ide ngulitëse të pavullnetshme), ide dhe sjellje vetëvrasëse).
Diagnoza është sindromike dhe mbështetet në tri karakteristika: duhet të njihen simptomat, kohëzgjatja duhet të jetë qartazi më e gjatë se 2 javë, dhe ndikimi negativ në funksionimin social, ndërpersonal dhe profesional.
ICD-10 përcakton depresionin me kodet e mëposhtme: F31, çrregullimi bipolar; F32, episod depresiv; F33, çrregullim rekurent depresiv; F34.1, distimi; F06.3, çrregullim i humorit për shkak të kushteve organike.