Referimi në shërbimet e tjera
Referimi në psikoterapi
Pacientët me depresion mund të përfitojnë nga mbështetja dhe udhëzimi shtesë përmes psikoterapisë. Psikoterapistët mund të gjenden brenda ose jashtë shërbimeve shëndetësore publike nëse pacientët dëshirojnë dhe kanë mjetet finaciare që ua mundëson këtë gjë.
Të dhënat mbi efikasitetin e qëndrueshëm të ndërhyrjeve terapeutike, janë vënë re te terapia e njohjes dhe e sjelljes (CBT). CBT zakonisht aplikohet për një periudhë kohore mbi gjashtë javë deri në gjashtë muaj. Pacientët ndihmohen për të identifikuar dhe sfiduar mendimet që ruajnë humorin depresiv, si dhe për të përmirësuar ekuilibrin e përditshëm midis stresit dhe detyrave kundrejt relaksimit dhe aktiviteteve të kënaqshme.
Disa terapi të tjera të cilat konsiderohen efektive janë terapia ndërpersonale (IPT) dhe terapitë e bazuara në ndërgjegjësimin ose të pranimit. Këto të fundit kërkojnë t'u mësojnë pacientëve të shmangin vetëvlerësimin dhe vetëgjykimin bazuar në përmbajtjen e mendimeve të tyre. Këshillimi i personave është jodirektiv dhe karakterizohet nga një qasje empatike dhe mbështetëse. Për disa lloje të psikoterapisë ende nuk është vërtetuar efikasiteti i tyre dhe, duke patur parasysh koston financiare që ato kanë, pacientët duhet të kenë qasje vetëm në ndërhyrjet më kosto-efektive.
Mjekët e përgjithshëm inkurajohen të informohen se çfarë lloj terapie është në dispozicion në zonën e tyre. Për të minimizuar barrierat strukturore, mund të jetë e dobishme që pacientëve t'u ofrohen informata praktike rreth kostos, vendndodhjes, kohëzgjatjes së mundshme dhe fokusit të terapisë.
Referimi për psikoedukim
Shumica e njerëzve do të përfitojnë nga sesione psikoedukative që mund të organizohen në grupe. Infermierët dhe psikologët mund të trajnohen për të kryer seanca të tilla. Nëse grupet janë të suksesshme, ato mund të evoluojnë drejt grupeve të vetëndihmës. Ekzistojnë gjithashtu burime psikoedukative dhe mjete online për depresionin, të tilla si instrumenti i vetëmenaxhimit “I FightDepression”.
Jeni të interesuar të merrni pjesë në trajnime ku do të mësoni si të udhëzoni pacientët dhe të monitoroni përdorimin e mjetit vetëmenaxhues “I FightDepression” për pacientët? E-mail ifightdepression@eaad.net (ose shtoni adresën tuaj të postës elektronike këtu).
Referimi për trajtim psikiatrik
Pacienti duhet të referohet nga shërbimet shëndetësore primare në shërbime shëndetësore të specializuara të shëndetit mendor nëse ai përjetojn depresion deluzional (psikotik), depresion të rëndë me vetëvrasje, negativizëm, axhitim, komorbiditet komplikues, depresion bipolar ose rezistencë ndaj trajtimit.