Elementet e menaxhimit të përgjithshëm
Elementet e menaxhimit të përgjithshëm të përshtatshëm
- Pacienti duhet të informohet për modelin mjekësor të depresionit (p.sh. depresioni si çrregullim serioz, çrregullim i krahasueshëm me çrregullime të tjera në mjekësi, depresioni si i shërueshëm).
- Të afërmit duhet të bien dakord me pacientin.
- Diskutimi i çështjeve të jetesës siç janë rutina e përditshme, mbështetja sociale dhe keqpërdorimi i substancave.
- Lëshimi i raporteve mjekësore vetëm nëse është e pashmangshme p.sh. në depresion të rëndë. Humbja e rutinës së punës mund të ketë ndikim negativ në simptomat depresive në shumë pacientë.
- Bëni një takim pasues dy javë më vonë; bëni takime më të shpeshta nëse parashikohen efektet anësore të ilaçeve kundër depresionit.
Jeni i interesuar në marrjen e trajnimeve për të përmirësuar aftësitë tuaja të përgjithshme të menaxhimit? Kontaktoni gentaqirjako@gmail.com në Shqipëri dhe naimfanaj@gmail.com në Kosovë, duke deklaruar interes në ndjekjen e trajnimit përkatës.