
Sfidimi i miteve për antidepresivët

Sfidimi i miteve për antidepresivët
Sfidimi i miteve për antidepresivët
Përkundër efektivitetit të provuar të ilaçeve kundër depresionit, ka shumë shqetësime dhe supozime të gabuara në popullatën e përgjithshme.
Mund të jetë e dobishme për ju të dini sa vijon:
Pse ilaçet?
Disa njerëz pyesin veten sesi mund t'i ndihmojë ilaçi me një çrregullim mendor si depresioni, sidomos kur ata e konsiderojnë një punë stresuese, kanë probleme në marrëdhëniet e tyre ose në një situatë tjetër të vështirë të jetës, si shkaku i gjendjes së tyre aktuale. Natyrisht, medikamentet nuk mund t'i zgjidhin këto probleme, por me një terapi efektive psikofarmakologjike që synon trajtimin e simptomave depresive, kjo u mundëson pacientëve të kërkojnë zgjidhje në mënyrë aktive ndaj problemeve jetësore. Është e rëndësishme që pacientët të angazhohen personalisht në trajtimin me antidepresantë ose ilaçe të tjera të përdorura për trajtimin e depresionit. Vetëm nëse ndihen rehat dhe të sigurt me trajtimin, ata do të përdorin ilaçet rregullisht dhe për një periudhe të gjatë kohore.
Karakteristikat e antidepresivëve:
- Antidepresivët nuk japin varësi.
- Antidepresivët nuk ndryshojnë personalitetin e një personi.
- Antidepresivët nuk janë droga stimuluese ose qetësues, dhe nuk e bëjnë personin të ndihet me humor/disponim të lartë.
- Antidepresivët kanë një efekt mbi transmetuesit në tru.
- Antidepresivët nuk punojnë menjëherë.
- Antidepresivët nuk janë antipsikotikë.
Antidepresivët nuk reagojnë menjëherë
- Pavarësisht trajtimit mjekësor, duhet kohë që pacienti të fillojë të ndihet më mirë
- Normalisht nevojiten 2 deri 6 javë të marrjes së rregullt për përmirësim.
- Efektet anësore për fat të keq mund të vërehen menjëherë, por do të jenë të përkohshme në shumicën e rasteve