Çfarë mund të bëjë një farmacist?
Çfarë mund të bëjë një farmacist?
Në varësi të situatës së pacientit, farmacisti mund të ndihmojë personin duke e këshilluar që t’i drejtohet shërbimeve shëndetësore. Nëse pacienti ju afrohet para përcaktimit të një diagnoze klinike, ju mund të eksploroni gjendjen e tij aktuale dhe të merrni një përshtypje të simptomave depresive që mund të ketë. Nëse është e nevojshme, ju mund të rekomandoni që ata të kërkojnë një takim me një mjek të përgjithshëm ose një psikiatër për një vlerësim klinik.
Si farmacist, ju nuk jeni i përfshirë direkt në trajtimin e depresionit, por mund të gjeni pak kohë për të biseduar me pacientin dhe të jeni të përgatitur për t'u përgjigjur pyetjeve që mund të ketë. Kjo ka të ngjarë të inkurajojë pacientin të kërkojë ose të vazhdojë trajtimin e nevojshëm.
Më e rëndësishmja, njerëzit do të kërkojnë këshillën tuaj për farmakoterapi. Shpesh, njerëzit kanë ide të pasakta në lidhje me ilaçet. Ata mund të kenë frikë nga efektet anësore të antidepresantëve, të besojnë se ilaçet kundër depresionit do të ndryshojnë personalitetin e tyre, ose shqetësohen se do të bëhen të varur nga ilaçet kundër depresionit. Këto informacione të pavërteta, ju si farmacist mund t’ia sqaroni kujtdo që ju pyet. Anasjelltas, shumë shpesh, njerëzit mund të mendojnë se benzodiazepinat kanë më pak efekte dytësore dhe kanë rrezik më të ulët të abuzimit sesa ato kanë në të vërtetë. Ju mund të ndihmoni duke ngritur vetëdijen për efektet dytësore dhe rreziqet që lidhen me benzodiazepinat.