Burimet e Vetëmenaxhimit

Ekzistojnë disa mënyra për të promovuar një shëndet më të mirë mendor

Mësoni më shumë si të ndihmoni veten tuaj dhe të menaxhoni depresionin

Lexoni rreth vetëmenaxhimit dhe kryeni testin vetëplotësues

Lexoni më tej

Kryeni testin vetëplotësues

Rreth nesh

Çfarë është ifightdepression.com?

Ifightdepression.com ka për qëllim të promovojë dhe të rrisë vetëdijen për depresionin dhe sjelljen vetëvrasëse, duke ofruar informacion të plotë rreth depresionit dhe pasojave të tij. Ne do t'ju informojmë në lidhje me shkaqet, shenjat dhe simptomat e depresionit, në mënyrë që ju të mësoni sesi të njihni depresionin. Ne gjithashtu do t'ju informojmë për strategjitë e dobishme për promovimin pozitiv të shëndetit mendor, duke përfshirë burimet e vetëmenaxhimit, përveç detajeve sesi dhe ku mund të merrni ndihmë për depresionin, dhe si të mbështetet një anëtar i familjes, miku apo personi që ka nevojë për ndihmë.

Ne gjithashtu synojmë të sigurojmë informacione, burime dhe rekomandime të përshtatura për profesionistët e komunitetit dhe profesionistët e kujdesit shëndetësor, të cilët mund të veprojnë si mbrojtës ose avokatë në njohjen dhe përgjigjet ndaj depresionit, në shpërndarjen e rekomandimeve të praktikave më të mira për individët me depresion dhe në lehtësimin e qasjes së tyre në kujdes.

Për më tepër, ne synojmë të përmirësojmë kujdesin e njerëzve që janë duke përjetuar depresion të butë deri të moderuar, përmes ofrimit të një programi online të udhëzuar të vetëmenaxhimit të drejtpërdrejtë të depresionit (programi "I Fight Depression", kliko në linkun "Burimet e vetëmenaxhimit" më poshtë për të gjetur më shumë rreth mjetit “I Fight Depression”).

Në këtë mënyrë, ne shpresojmë të kontribuojmë në parandalimin e depresionit, sjelljes vetëvrasëse dhe stigmës që e shoqëron.

Faqja e internetit ifightdepression dhe instrumenti“I Fight Depression” janë marka dhe iniciativa të konsorciumit të Aleancës Evropiane kundër Depresionit (EAAD). Këto burime janë zhvilluar dhe zbatuar nga Konsorciumi PREDI-NU (Parandalimi i Depresionit dhe Përmirësimi i Ndërgjegjësimit nëpërmjet Rrjetëzimit në BE) mbështetur dhe financuar nga Komisioni Evropian në Kuadrin e Programit Shëndetësor - Agjencia Ekzekutive e Konsumatorit, Shëndetit dhe Ushqimit (CHAFEA; Më parë EAHC - Agjencia Evropiane për Shëndetësi dhe Konsumatorë).

Çfarë është Aleanca Evropiane kundër Depresionit (EAAD)?

Aleanca Evropiane kundër Depresionit (EAAD) është një rrjet ndërkombëtar i ekspertëve të angazhuar për pacientët në depresion dhe parandalimin e sjelljes vetëvrasëse. Qëllimi kryesor i shoqërisë është promovimi i shëndetit publik dhe edukimit, promovimi i kujdesit të pacientëve në depresion, dhe parandalimi i vetëvrasjeve nëpërmjet fillimit të programeve ndërhyrëse me bazë komunitare.

Kjo punë është e rëndësishme pasi në Evropë vlerësohet se 18.4 milionë persona vuajnë nga depresioni. Të paturit depresion mund të dëmtojë cilësinë e jetës më shumë se sëmundjet e tjera dhe mund të çojë në vetëvrasje. Prandaj është e rëndësishme të stimulohet zbatimi më i gjerë i programeve efektive të parandalimit të vetëvrasjeve, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Për më shumë informacion mbi zbatimin rajonal të qasjes me bazë në shumë nivele në komunitet për parandalimin e vetëvrasjeve, ju lutemi vizitoni faqen e internetit të EAAD.

iFightDepression është një projekt i financuar dhe implementuar nga: