Burimet e Vetëmenaxhimit

Ekzistojnë disa mënyra për të promovuar një shëndet më të mirë mendor

Mësoni më shumë si të ndihmoni veten tuaj dhe të menaxhoni depresionin

Lexoni rreth vetëmenaxhimit dhe kryeni testin vetëplotësues

Lexoni më tej

Kryeni testin vetëplotësues

Si të pyesim për mendimet dhe sjelljet vetëvrasëse

Si të pyesim për mendimet dhe sjelljet vetëvrasëse

Rreziku akut për tentativa vetëvrasjeje tregohet nga prania e mendimeve ngulitëse të vetëvrasjes, të ndjerit i pashpresë dhe në faj, tërheqja sociale, nervozizmi, deklaratat dhe planet konkrete për kryerjen e vetëvrasjes. Nëse besoni se dikush është në rrezik të menjëhershëm për të kryer vetëvrasje, mos kini frikë ta pyesni personin drejtpërsëdrejti për shqetësimet e tij (p.sh. "Ju dukeni shumë me disponim/humor të ulët dhe i shqetësuar. A mendoni se mund të lëndoni veten apo të kryeni vetëvrasje?").

Një pyetje e tillë nuk nxit tentativë për vetëvrasje nëse këto mendime nuk janë tashmë të pranishme te personi, dhe të qenit i drejtpërdrejtë mund të vijë si një lehtësim i madh për dikë që mendon të vrasë veten. Nëse personi pranon se ka mendime për të kryer vetëvrasje, përpiquni të përcaktoni se sa të forta janë këto mendime, dhe nëse personi ka bërë plane konkrete ose ka qenë i angazhuar më parë në sjellje vetëvrasëse.

 

Dëgjoni me empati përgjigjet e tyre dhe shqyrtoni nëse mund të përfshini dikë tjetër, si familjarë ose profesionistë të kujdesit shëndetësor. Është e rëndësishme të theksohet se një krizë akute për vetëvrasje është zakonisht e përkohshme, prandaj është thelbësore të parandalohen dëmtimet gjatë kësaj faze. Ju duhet të përfshini personin në vendimmarrje kudo që është e mundur. Shmangni gjykimet dhe reagimet shokuese, dëgjoni me empati dhe kërkoni ndihmë për personin duke e inkurajuar që të kërkojë vetë ndihmë, ose duke e bërë ju fillimisht këtë gjë në emër të tij.

 

Nëse personi plotëson kriteret për hospitalizim të detyruar, atëherë sigurohuni që ai të kryhet. Edhe nëse nuk i plotësojnë kriteret për hospitalizim të detyruar, ju duhet të përpiqeni të lehtësoni qasjen, sipas rastit, ndaj shërbimeve të shëndetit mendor. Mos e lini vetëm një person që rrezikon të kryejë vetëvrasje: sigurohuni që anëtarët e familjes ose persona të tjerë të rëndësishëm të jenë me të dhe të pranojnë përgjegjësinë për sigurinë e tyre.

 

iFightDepression është një projekt i financuar dhe implementuar nga: