
Si të informojmë familjen kur një i afërm i tyre ka kryer vetëvrasje

Si të informojmë familjen kur një i afërm i tyre ka kryer vetëvrasje
Në rastet e vetëvrasjes së kryer, shpesh është përgjegjësi e policisë të informojë të afërmit. Është e rëndësishme që kjo situatë të trajtohet me kujdes dhe dhembshuri. Asnjëherë mos e përhapni këtë lajm me telefon. Jini prezent kur të jepni lajmin, mundësisht të shoqëruar nga një koleg, ku të paktën njëri prej jush të jetë i informuar mirë për veçoritë e vdekjes.
Pas mbërritjes në shtëpi, tregojuni të afërmve se keni lajme të trishtuara, dhe jepni lajmin në mënyrë të drejtpërdrejtë. Jepini personit kohë për t’u përballur me atë që ka ndodhur; lejoni që të qajnë dhe pranojeni reagimin e tyre ashtu siç e shprehin. Një person mund të reagojë duke e mohuar atë që ka ndodhur, të zemërohet (ndoshta ndaj jush), ose të ndihet në faj (ju mund të lehtësoni ndjenjat e tyre të fajit duke u shprehur se "Nuk mund të bëhej asgjë për ta shpëtuar").
Kërkoni ndihmën e një mjeku nëse personi ka një reagim ekstrem ose i bie të fiktë. Përgjigjjuni çdo pyetjeje që i afërmi paraqet për detajet specifike të vdekjes dhe hapat e ardhshëm, si për shembull për të parë të ndjerin. Siguroni që një person i afërt t’i qëndrojë pranë familjarit në gjendje zie, deri në momentin që mbërrin ndihma e specializuar. Ofrojini numrat dhe adresat tuaja të kontaktit, në rast se ata kanë pyetje të mëtejshme. Përsëri kini parasysh sigurinë dhe mirëqenien tuaj, dhe kërkoni mbështetje nëse i përjetoni këto situata si stresuese dhe sfiduese.