Burimet e Vetëmenaxhimit

Ekzistojnë disa mënyra për të promovuar një shëndet më të mirë mendor

Mësoni më shumë si të ndihmoni veten tuaj dhe të menaxhoni depresionin

Lexoni rreth vetëmenaxhimit dhe kryeni testin vetëplotësues

Lexoni më tej

Kryeni testin vetëplotësues

Rreziku i vetëvrasjes

Eksplorimi i rreziqeve të vetëvrasjes

Depresioni dhe vetëvrasja janë të lidhura fort, me deri në 10-15% të pacientëve me depresion të rëndë dhe të përsëritur, që përfundimisht vdesin nga vetëvrasja. 40-70% e pacientëve në depresion kanë mendime vetëvrasëse, dhe 90% e atyre që vdesin nga vetëvrasja kanë vuajtur nga një çrregullim mendor, më së shpeshti nga depresioni. Treguesit për rrezikun akut të vetëvrasjes përfshijnë mendime të ngutshme vetëvrasëse, mungesa e shpresës dhe ndjenja të fajit, një dëshirë e fortë për të vepruar si dhe mesazhe të drejtpërdrejta dhe të tërthorta që kanë të bëjnë me vetëvrasjen.

 

Ju mund të ndiheni jo mirë në përballjen me mendimet dhe veprimet vetëvrasëse. Sidoqoftë, nëse keni ndjenjën se një person po mendon seriozisht të dëmtojë veten, është më mirë të komunikoni në lidhje me këtë në mënyrë të drejtpërdrejtë, për të verifikuar nëse personi i përfshirë kërkon vlerësim urgjent mjekësor. Nëse është kështu, mund të telefononi shërbimet e urgjencës të përcaktuara në zonën tuaj. Gjithashtu, nëse mendoni se është e dobishme dhe personi duket se është i gatshëm të zbulojë mendimet e tij/saj, është e rëndësishme që të krijoni një atmosferë të ngrohtë dhe të hapur.

 

Mundohuni të shqyrtoni nëse ekziston rreziku akut për vetëvrasje, në mënyrë që të përcaktohet nëse ka nevojë urgjente për ndihmë.

 

Ndonjëherë, nuk është e lehtë të përfitohet një pasqyrë e qartë e nivelit të rrezikut të vetëvrasjes. Shumë njerëz përjetojnë një situatë në jetën e tyre në të cilën ata mendojnë për mundësinë e vdekjes, pavarësisht nga shëndeti i tyre mendor. Kjo është më e zakonshme te njerëzit më të vjetër dhe fetarë. Disa prej tyre madje, raportojnë dëshirat e vdekjes pasive dhe mendimet e vetëvrasjes në situata të tilla. Kjo nuk do të thotë se ekziston një rrezik i menjëhershëm që ata të veprojnë sipas këtyre mendimeve. Megjithatë, rreziku rritet gjerësisht nëse ideja bëhet shumë e ngutshme dhe planet konkrete janë bërë. Prandaj është shumë e rëndësishme të përpiqeni të merrni një ide më të saktë se çfarë është niveli aktual i qëllimit vetëvrasës.

 

Pyetjet e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë për të vlerësuar ashpërsinë e rrezikut vetëvrasës (shih kutinë):

Procedura në rast të tendencës akute të vetëvrasjes

Nëse jeni të përfshirë në një situatë me rrezik akut të vetëvrasjes, hapat e mëposhtme mund t'ju ndihmojnë me situatën. Ato gjithashtu aplikohen nëse keni ndjenjën se pas shqyrtimit të rrezikut vetëvrasës gjatë një bisede personale, mendimet vetëvrasëse janë shumë konkrete dhe se personi që flet me ju është në rrezik.

 

  • Fitoni kohë. Rreziku akut i vetëvrasjes zakonisht nuk është një kusht i përhershëm. Një krizë akute për vetëvrasje mund të kalojë në një kohë të shkurtër. Nëse një akt vetëvrasës mund të shtyhet, mundësitë janë më të larta që personi të mbijetojë. Thirrja e burimeve të shpresës, duke përfshirë besimin, por edhe familjen dhe miqtë, mund të jenë të vlefshme;
  • Dëgjoni me eimpati. Mos ofroni zgjidhje, dëgjoni me durim dhe me mirëkuptim;
  • Merrni ndihmë shtesë. A mund të përfshihen të afërmit? A është (ose ishte) personi në kontakt me një psikiatër? A ka besim të ndërsjelltë me mjekun e përgjithshëm? Ku është klinika më e afërt psikiatrike ose departamenti i urgjencës? Nëse është e nevojshme, kërkoni një mjek ose ambulancë.

Shtrimi i detyruar

Nëse mendoni se dikush është në rrezik të menjëhershëm që të lëndojë veten, dhe ky person është kaq i dëshpëruar sa nuk do të marrë parasysh sugjerimet tuaja për të marrë ndihmë, mund të lindë çështja e hospitalizimit të detyruar. Nëse një pacient ka një pikëpamje të shtrembëruara për gjendjen e tij personale për shkak të depresionit dhe percepton vetëvrasjen si ikjen e vetme nga gjendja e tij e padurueshme, nuk duhet thjesht ta pranoni këtë pikëpamje dhe ta lini personin të shkojë. Pacienti është i drejtuar nga depresioni dhe dëshpërimi, jo vullneti i lirë. Ju duhet ta ndihmoni duke e referuar këtë person në urgjencë, dhe kjo mund të përfshijë kontaktimin e shërbimit të urgjencës në spital në zonën tuaj.

 

Pra, anëtarët e klerit luajnë një rol të rëndësishëm në komunitet duke i mbështetur ata që përjetojnë rrethana të vështira të jetës. Ata gjithashtu mund të luajnë një rol kyç si dhe ndërmjetës mes atyre që përjetojnë depresion dhe sjellje vetëvrasëse dhe shërbimeve përkatëse shëndetësore, dhe në këtë mënyrë rrisin mundësitë për të shpëtuar jetë njerëzish.

iFightDepression është një projekt i financuar dhe implementuar nga: