Burimet e Vetëmenaxhimit

Ekzistojnë disa mënyra për të promovuar një shëndet më të mirë mendor

Mësoni më shumë si të ndihmoni veten tuaj dhe të menaxhoni depresionin

Lexoni rreth vetëmenaxhimit dhe kryeni testin vetëplotësues

Lexoni më tej

Kryeni testin vetëplotësues

Çfarë duhet të bëjë një mësues?

Çfarë mund të bëjë një mësues?

Në varësi të gjendjes së adoleshentit me të cilin përballeni, ju mund të jeni në gjendje të njihni një çrregullim të mundshëm dhe të lehtësoni aksesin në kujdesin shëndetësor. Nëse adoleshenti vjen më parë te ju sesa te mjeku i familjes, ju mund të eksploroni gjendjen e tyre aktuale dhe të krijoni një përshtypje për simptomat që mund të ketë. Nëse kërkohet, ju mund t'i sugjeroni familjes dhe të riut, të kërkojnë takim me mjekun e përgjithshëm. Adoleshenti mund të preferojë të shkojë drejtpërdrejt te një mjek i specializuar si psikiatër për fëmijë ose psikiatër për rritur. Duke inkurajuar një person që të kërkojë një diagnozë klinike, ju mund të lehtësoni qasjen në kujdes dhe ndihmë profesionale.

Si mësues, nuk është as roli as përgjegjësia për të ofruar trajtim. Sidoqoftë, ju keni një rol vendimtar për të kuptuar nëse adoleshenti ka nevojë dhe do të përfitojë ndihmë profesionale. Mbështetja që ju dhe psikologu i shkollës ofroni është i një rëndësie të veçantë sepse adoleshenti që i hapet një personi që i beson është një vlerë e paçmuar.

Njohja e depresionit

Një mësues është në një pozitë unike në lidhje me nxënësit, dhe mund të shqyrtojë gjendjen e tanishme të një nxënësi përmes një pyetje gjurmimi. Ky shqyrtim mund të adresojë nëse ai/ajo ndihet i trishtuar, sa intensivisht dhe për sa kohë. Dëgjimi me vëmendje është shumë i rëndësishëm.

Një person i interesuar që dëgjon me kujdes një person në depresion dhe është i vëmendshëm ndaj shenjave verbale dhe joverbale, mund të vërejë tri fusha të ndryshme të problemeve dhe ndryshimeve (shih kutinë):

  • Simptomat psikologjike - të menduarit, ndjenjat dhe motivimi preken;
  • Simptoma fizike - të tilla si dhimbje koke, dhimbje stomaku, dhimbje kurrizi. Ndonjëherë depresioni shprehet vetëm nëpërmjet simptomave somatike;
  • Simptomat e sjelljes - këto rezultate shpesh vijnë nga ndërveprimi mes simptomave psikologjike dhe fizike.

 

Nëse mendoni se dikush mund të jetë në depresion, provoni të mbani mend sesi ky person sillej, zakonisht gjashtë muaj më parë. Si sillej me ju dhe me të tjerët? Kjo mund të ndihmojë për të marrë një ide më të mirë. Megjithatë, disa njerëz përpiqen shumë për të fshehur simptomat e tyre, sepse ndihen të turpëruar ose ndihen se do të jenë të ndryshëm nga bashkëmoshatarët e tyre.

Disa nga shenjat dhe ndryshimet e sjelljes mund të jenë shumë të ngjashme me vuajtjet dhe dhimbjen normale. Prandaj është e rëndësishme të diferenconi midis depresionit dhe shqetësimit, ose vuajtjeve normale siç është pikëllimi. Disa aspekte mund të ndihmojnë për të gjykuar situatën aktuale (shih imazhin).

Nëse dëshironi të kontrolloni nëse një i ri që njihni mund të vuajë nga depresioni, thjesht mund të gjurmoni depresionin nëpërmjet plotësimit të një testi për personin. Ekziston një test i shkurtër në kutinë "Njohja e Depresionit" në anën e majtë të ekranit që mund të plotësoni për personin.

Referimi për kujdes mjekësor

Nëse ju mendoni se mund të dalloni një çrregullim depresiv, ju mund të kërkoni këshilla dhe ndihmë nga psikologu i shkollës, nëse ky shërbim ekziston. Psikologu ka njohuri më të thella rreth depresionit. Përveç kësaj, familja mund të jetë e vështirë për t’u angazhuar dhe mund të mendoni se keni nevojë për një qasje në ekip, për të menaxhuar referimin ndaj kujdesit mjekësor.

 

Nëse nuk ekziston një shërbim i psikologjisë shkollore, ju mund të bisedoni me familjen dhe të sugjeroni që adoleshenti t'i referohet kujdesit mjekësor, ku vlerësimi dhe trajtimi mund të vihen në vend. Prandaj, mund të jetë e dobishme të njihni burimet e kujdesit parësor (madje edhe shërbimet e kujdesit shëndetësor mendor) pranë shkollës suaj, në mënyrë që ju të informoni familjen direkt ku të adresohet. Mund të jetë e dobishme edhe për të informuar të rinjtë dhe familjen e tyre për bazat e trajtimit.

iFightDepression është një projekt i financuar dhe implementuar nga: