Burimet e Vetëmenaxhimit

Ekzistojnë disa mënyra për të promovuar një shëndet më të mirë mendor

Mësoni më shumë si të ndihmoni veten tuaj dhe të menaxhoni depresionin

Lexoni rreth vetëmenaxhimit dhe kryeni testin vetëplotësues

Lexoni më tej

Kryeni testin vetëplotësues

Çfarë mund të bëjë një gazetar?

Çfarë mund të bëjë një gazetarë?

Përkundër hapjes në rritje të dialogut rreth problemeve të shëndetit mendor, vazhdon të jetë stigma sociale e lidhur me depresionin, me shumë njerëz që mbështesin qëndrimet e padobishme.

Për shembull, vazhdon të besohet se njerëzit që përjetojnë depresion janë të rrezikshëm ose të paparashikueshëm, ose se depresioni nuk është një sëmundje e vërtetë mjekësore. Qëndrime të tilla mund të pengojnë ata që përjetojnë depresion në kërkimin e ndihmës profesionale, dhe mund të ndikojnë negativisht në mbështetjen shoqërore në dispozicion të tyre.

Mediat kanë një rol të vlefshëm për të ulur stigmën duke rritur ndërgjegjësimin për simptomat dhe prevalencën e depresionit, si dhe mbajtjen e dialogut të hapur dhe të dobishëm rreth shkaqeve dhe trajtimit të sëmundjes.

Përveç kësaj, për të sjellë ndryshime pozitive duke diskutuar hapur për depresionin, mediat mund të ndihmojnë duke minimizuar efektet e mundshme negative të raportimit të papërgjegjshëm të vetëvrasjes.

Ka dëshmi akumuluese se disa raportime të mediave për vetëvrasje mund të inkurajojnë sjellje imituese vetëvrasëse, ose vetëvrasje imituese/copycat.

Një shembull i kohëve të fundit është rritja e madhe e vetëvrasjeve hekurudhore pas vetëvrasjes së portierit gjerman Robert Enke, në vitin 2009 (Hegerl et al. 2013).

 

Anasjelltas, futja e përmbajtjes nga raportimet për vetëvrasjet në metron në Vjenë në vitin 1987 u shoqërua me një ulje prej 70% të vetëvrasjes.

iFightDepression është një projekt i financuar dhe implementuar nga: