Çfarë mund të bëj?

Vetë-menaxhimi

Ka shumë mënyra për të përmirësuar shëndetin mendor. 

Si mik apo anëtar familjeje ju mund të bëni shumë.

Duke patur parasysh informacionin e paraqitur këtu, ju mund të informoni anëtarin tuaj të familjes ose mikun tuaj rreth depresionit, si dhe mund të promovoni idenë e ardhjes në këtë faqe për të marrë më shumë informacion.

Ju mund të shkoni me mikun tuaj ose anëtarin e familjes te mjeku dhe të mbështesni trajtimin e tyre.

Gjithashtu, ju mund të mbështesni anëtarin tuaj të familjes/shokun duke bërë atë që ai ka zakon të bëjë: duke qenë pranë tij / saj dhe duke dëgjuar me kujdes atë që ai/ajo thotë.

Kjo do t'ju lejojë të bëni dy gjëra: lehtësimin e vuajtjes duke i lejuar atij / asaj të flasë lirisht, duke u dhënë atyre një ndjenjë përkujdesjeje dhe duke marrë një pasqyrë më të qartë se çfarë është vuajtja e të dashurit tuaj. Në këtë mënyrë ju mund të informoni mjekun tuaj. Gjithashtu, mund të jetë e dobishme për të bërë testin në emër të mikut tuaj / anëtarit të familjes.

Ju jeni në një pozicion unik për të eksploruar rreth ideve vetëvrasëse, ideve psikotike / deluzionale dhe mendimet e tyre për trajtimin.

Ju mund të gjeni më shumë rreth depresionit dhe trajtimit të tij në seksionin Për të gjithë të kësaj faqeje interneti:

Lexoni më tej