Për familjen dhe miqtë

Vetë-menaxhimi

Ka shumë mënyra për të përmirësuar shëndetin mendor. 

Çfarë duhet të dini për depresionin

Depresioni është një sëmundje e zakonshme me më shumë se 300 milion persona të prekur në të gjithë botën. Depresioni dallon nga periudhat afat shkurtër të luhatjeve të humorit dhe reagimet emocionale ndaj sfidave të jetës së përditshme. Depresioni shkaktohet si pasojë e ndërveprimeve komplekse të faktorëve social, psikologjik dhe biologjik (Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH, 2017).

Depresioni është një sëmundje, e cila përfshin jo vetëm mendjen dhe trurin por të gjithë trupin duke prekur mënyrën e të ushqyerit, gjumit, ndjenjave rreth vetes dhe mendimeve ndaj të tjerëve dhe ngjarjeve. Nuk është një fazë e zakonshme kalimtare e gjendjes së mendjes si dhe nuk është një 'dobësi' e karrakterit që dikush mund të 'dalë' vetë.

Në përgjithësi, kushdo mund të preket nga depresioni: burra dhe gra të fushave dhe profesioneve të ndryshme dhe në të gjitha faza të jetës. Edhe ata të cilët në dukje kanë një jetë të “lirë” dhe të kënaqshme mund të përjetojnë depresion.
Depresioni është i trajtueshëm. Nëse mendon se vuani nga depresioni, kërkoni ndihmë

Informacion për familjen dhe miqtë

Jam i shqetësuar për dikë

Nëse besoni se dikush që njihni mund të vuajë nga depresioni, mund të ndiheni të shqetësuar, frikësuar ose frustruar.

Lexoni më tej

Informohu

Depresioni është mjaft i zakonshëm: në fakt është një prej problemeve më të zakonshme të shëndetit mendor. Një në katër ose pesë individë përjetojnë depresion në një fazë të jetës së tyre.

Lexoni më tej
Junge Frau sitzt am Laptop

Njohja e shenjave

Depresioni është një sëmundje që përfshin jo vetëm mendjen apo trurin, por gjithë trupin, duke ndikuar në mënyrën sesi një person ha, fle, ndihet për veten e tij/saj dhe mendon për gjëra.

Lexoni më tej

Depresioni është sëmundje e trajtueshme

Trajtimi mund të jetë i dobishëm për shumicën e adoleshentëve me depresion duke qenë se situata do të përkeqësohet nëse nuk trajtohet.

Ka shumë trajtime efektive në dispozicion për të ndihmuar njerëzit që vuajnë nga depresioni, dhe shumë strategji efektive që mund të mësohen për të përballuar dhe jetuar me sëmundjen. Ekzistojnë gjithashtu shumë profesionistë dhe shërbime shëndetësore të disponueshme për të siguruar informacionin, mbështetjen dhe trajtimin e specializuar.

Eine Person hält eine Tablette in der Hand

Marrja e trajtimit më të mirë

Anëtari i familjes suaj / shoku mund të ndihet keq, jo i gatshëm për të kërkuar ndihmë ose informacion dhe ju nuk e dini nëse ai/ajo ka nevojë për trajtim apo jo. Për të parë nëse ai/ajo mund të jetë në nevojë për ndihmë, plotësoni testin në këtë faqe dhe nëse është pozitiv, shikoni seksionin tonë mbi Trajtimin për Depresionin në seksionin Për të gjithë:

Nëse nevojitet konfirmim klinik ose ndihmë klinike, para së gjithash, ju duhet të bindni anëtarin e familjes tuaj / shokun që të shkojë te mjeku i tij / saj personal, i cili në shumicën e rasteve është mjek i përgjithshëm.

Lexoni më tej

Çfarë mund të bëj?

Si mik apo anëtar familjeje ju mund të bëni shumë. Duke patur parasysh informacionin e paraqitur këtu, ju mund të informoni anëtarin tuaj të familjes ose mikun tuaj rreth depresionit.

Lexoni më tej

Kujdesi për shëndetin tuaj mendor

Një diagnozë e depresionit mund të jetë një burim lehtësimi ose shqetësimi, dhe mbështetja nga familja dhe miqtë mund të luajnë një rol të rëndësishëm në shërim.

Lexoni më tej

Instrumenti iFightDepression®

Instrumenti iFightDepression® është një program online, që synon të ndihmojë individët me depresion të lehtë deri në të moderuar që të vetëmenaxhojnë simptomat e tyre nën udhëzimin e një profesionisti shëndetësor ose psikosocial. Nëse mjeku juaj i familjes ose profesionisti i kujdesit shëndetësor ju ka rekomanduar përdorimin e këtij instrumenti dhe keni një llogari personale, klikoni butonin më poshtë:

Kind steht zwischen den Eltern und hält deren Hand

Të kërkosh ndihmë për depresionin është hapi i parë mjaft i rëndësishëm