Burimet e Vetëmenaxhimit

Ka mjaft mënyra për të promovuar një shëndet mendor më të mirë.

Mëso sesi mund të ndihmosh veten dhe të menaxhosh depresonin tënd.

Lexo rreth vetëmenaxhimit dhe bëj testin e vetëvlerësimit.

Lexoni më tej

Kryeni testin vetëplotësues

Kujdesi për shëndetin tuaj mendor

Kujdesi për shëndetin tuaj mendor

Një diagnozë e depresionit mund të jetë një burim lehtësimi ose shqetësimi, dhe mbështetja nga familja dhe miqtë mund të luajnë një rol të rëndësishëm në shërim. Nëse shoku juaj ose anëtari i familjes është duke përjetuar depresion në mënyrë të vazhdueshme ose në mënyrë të përsëritur, është e rëndësishme të kujdeseni edhe për mirëqenien tuaj. Kujdesi dhe përkrahja e dikujt me depresion mund të jetë sfiduese, prandaj është e rëndësishme të ndërmerrni hapa për të menduar edhe për veten.

Edhe pse mbështetja e dikujt me depresion mund të nënkuptojë që ju keni më pak kohë për veten tuaj, përpiquni të siguroheni që të mos hiqni dorë nga të gjitha aktivitetet tuaja të zakonshme dhe hobet, pasi ato janë të rëndësishme për mirëqenien dhe jetën tuaj shoqërore. Mjeku juaj i përgjithshëm mund të ndihmojë për të lehtësuar çdo shqetësim që keni për të dashurin tuaj dhe për të marrë këshillim mbështetës për veten tuaj, nëse mendoni se kjo mund të jetë e dobishme. Kërkoni për grupet lokale të mbështetjes ndaj depresionit, pasi disa prej tyre përfshijnë grupe të veçanta për të afërmit. Këto grupe mund të sigurojnë një hapësirë të sigurt për të diskutuar shqetësimet tuaja, dhe për të siguruar mbështetjen e njerëzve në një situatë të ngjashme.

Nganjëherë ndodh që anëtarët e familjes ndajnë faktorë ose përvoja të caktuara të rrezikut, gjë që shpjegon rrezikun më të lartë të depresionit midis të afërmve të atyre me depresion. Pasi të lexoni këtu për shenjat dhe simptomat e depresionit, mund të besoni se edhe ju mund të jeni duke vuajtur nga depresioni. Nëse dëshironi, bëni testin dhe bisedoni me mjekun tuaj. Mund të ndodh që ju i përmbushni kriteret e depresionit, edhe pse profili juaj mund të jetë mjaft i ndryshëm nga miku juaj ose anëtari i familjes.

iFightDepression është një projekt i financuar dhe implementuar nga: