Burimet e Vetëmenaxhimit

Ka mjaft mënyra për të promovuar një shëndet mendor më të mirë.

Mëso sesi mund të ndihmosh veten dhe të menaxhosh depresonin tënd.

Lexo rreth vetëmenaxhimit dhe bëj testin e vetëvlerësimit.

Lexoni më tej

Kryeni testin vetëplotësues

Depresioni është sëmundje e trajtueshme

Depresioni është sëmundje e trajtueshme

Trajtimi mund të jetë i dobishëm për shumicën e adoleshentëve me depresion duke qenë se situata do të përkeqësohet nëse nuk trajtohet.

Ka shumë trajtime efektive në dispozicion për të ndihmuar njerëzit që vuajnë nga depresioni, dhe shumë strategji efektive që mund të mësohen për të përballuar dhe jetuar me sëmundjen. Ekzistojnë gjithashtu shumë profesionistë dhe shërbime shëndetësore të disponueshme për të siguruar informacionin, mbështetjen dhe trajtimin e specializuar.

80-90% e njerëzve që marrin trajtim do të ndihen më mirë në 3 deri në 8 javë. Megjithatë, më shumë se 70% e atyre që vuajnë nga depresioni nuk do të kërkojnë ose marrin trajtim të përshtatshëm për një sërë arsyesh. Shumë individë nuk do të kërkojnë ndihmë, thjesht, sepse nuk e kuptojnë se janë të sëmurë dhe nuk i njohin shenjat ose simptomat që diçka nuk shkon.

Një nga arsyet më të rëndësishme pse njerëzit e shmangin trajtimin është stigma.

Stigma ndikon në idetë dhe besimet e njerëzve për depresionin: disa njerëz besojnë se depresioni nuk është gjë tjetër veçse dobësi personale ose një mangësi e karakterit. Ky është një gabim serioz sepse si çdo gjendje tjetër mjekësore (si diabeti, artriti ose hipertensioni), depresioni klinik është një sëmundje që duhet të trajtohet nga një profesionist i kujdesit shëndetësor ose një profesionist i shëndetit mendor.

E rëndësishme është të mësoni rreth llojeve të ndryshme të trajtimeve efektive që keni në dispozicion dhe si t'i qaseni atyre.

Shtyllat më të rëndësishme të trajtimit për depresion janë medikamentet antidepresive (trajtimi somatik) dhe psikoterapia (trajtimi psikologjik).

Ju mund të mësoni më shumë rreth këtyre në seksionin “Trajtimi për Depresionin” në faqen për të gjithë:

iFightDepression është një projekt i financuar dhe implementuar nga: