Çfarë mund të bëj?
Çfarë mund të bëj?
Si mik apo anëtar familjeje ju mund të bëni shumë.
Duke patur parasysh informacionin e paraqitur këtu, ju mund të informoni anëtarin tuaj të familjes ose mikun tuaj rreth depresionit, si dhe mund të promovoni idenë e ardhjes në këtë faqe për të marrë më shumë informacion.
Ju mund të shkoni me mikun tuaj ose anëtarin e familjes te mjeku dhe të mbështesni trajtimin e tyre.
Gjithashtu, ju mund të mbështesni anëtarin tuaj të familjes/shokun duke bërë atë që ai ka zakon të bëjë: duke qenë pranë tij/saj dhe duke dëgjuar me kujdes atë që ai/ajo thotë.
Kjo do t'ju lejojë të bëni dy gjëra: lehtësimin e vuajtjes duke i lejuar atij/asaj të flasë lirisht, duke u dhënë atyre një ndjenjë përkujdesjeje dhe duke marrë një pasqyrë më të qartë se çfarë është vuajtja e të dashurit tuaj. Në këtë mënyrë ju mund të informoni mjekun tuaj. Gjithashtu, mund të jetë e dobishme për të bërë testin në emër të mikut tuaj/anëtarit të familjes, i cili mund të gjendet në kutinë "Njohja e Depresionit" në anën e majtë të faqes për të marrë më shumë informacion.
Ju jeni në një pozicion unik për të eksploruar rreth ideve vetëvrasëse, ideve psikotike/deluzionale dhe mendimet e tyre për trajtimin.
Ju mund të gjeni më shumë rreth depresionit dhe trajtimit të tij në seksionin "Për të gjithë":të kësaj faqeje interneti: