Pse është e rëndësishme deklarata e privatësisë?
Kjo deklaratë është e rëndësishme sepse ju tregon se çfarë të dhënash mbledhim kur ju vizitoni faqen e internetit ifightdepression.com, pse i mbledhim ato dhe si mund të qaseni dhe të ndryshoni informacionin personal që ne mbajmë.
Kjo faqe është zhvilluar me mbështetjen e Bashkimit Evropian në kuadër të konsorciumit PREDI-NU, të përfaqësuar nga hulumtuesit me përvojë të njohur në promovimin dhe hulumtimin e shëndetit mendor. Projekti u mbështet nga Bashkimi Evropian. Ai po vazhdon nga Aleanca Evropiane kundër Depresionit European Alliance Against Depression (EAAD). Ju mund të na kontaktoni me email në contact@eaad.net, përmes telefonit në +49(0)341 22387 70 ose me postë në adresën e mëposhtme:
European Alliance Against Depression e.V.
Goerdelerring 9
04109 Leipzig
Germany
Përgjegjëse në lidhje me ligjin për mbrojtjen e të dhënave (GDPR) është gjithashtu EAAD. Pyetjet në lidhje me mbrojtjen e të dhënave tuaja dhe të drejtat tuaja mund t'i drejtohen EAAD duke iu drejtuar adresës së lartpërmendur.
Cilat të dhëna do të mblidhen?
Në ifightdepression.com nuk do t'ju kërkohet emri juaj. Të gjitha të dhënat e mbledhura në faqen e internetit janë anonime dhe nuk lidhen me adresat IP, d.m.th., nuk përmbajnë të dhëna personale siç përcaktohet nga GDPR. Kjo përfshin:
Të dhëna teknike
Kur dhe për sa kohë ju vizitoni faqen e internetit ifightdepression.com
Çfarë përmbajtje ju keni aksesuar, kur dhe për sa kohë
Vendi dhe rajoni i përafërt në të cilin hyni në faqen e internetit
Nëse nuk e vendosni manualisht URL-në, faqen e internetit ose motorin e kërkimit që ju ka referuar këtu
Të dhëna teknike të nevojshme për shfaqjen e faqes, siç është shfletuesi dhe ISP-ja e përdorur
Të dhënat e vendosura nga ju
Informatat që vendosni në vlerësimin e faqes dhe feedback
Informatat që vendosni në vetëtestin (Pyetësori i Shëndetit të Pacientit-9).
Çfarë do të bëhet me këtë informacion?
Të dhënat e vendosura në formularët në faqen e internetit ifightdepression.com do të na japin përshtypje të vlefshme për përvojat tuaja në përdorimin e saj.
Të dhënat që mbledhim në vendet e vizitave do të na ndihmojnë të vlerësojmë faqen, duke na lejuar të matim nivelin e interesimit në faqen e internetit. Të dhënat e vendosura në formularë mund të përdoren për të shqyrtuar profilin demografik të atyre që hyjnë në këto vende. Informacioni që grumbullohet mund të ruhet, të përpunohet dhe të transferohet në çdo shtet në të cilin veprojmë, për të na mundësuar përdorimin e informacionit për qëllimet e përshkruara më lart.
Si mund të qasem, ndryshoj ose fshij këto të dhëna?
Ju keni të drejtën të hyni në të dhënat tuaja personale që mbajmë.
Në përputhje me rregulloret, ju mund t'i kërkoni këto të dhëna me E-mail në contact@eaad.net tmailto:contact@eaad.net ose me postë (European Alliance Against Depression e.V., Goerdelerring 9, 04109 Leipzig, Germany) dhe ne do t'i dërgojmë ato brenda 40 ditëve kalendarike. Do të kërkohet dëshmi e identifikimit.
Ju keni të drejtën të ndryshoni ose të fshini të dhënat që ne mbajmë për ju. Këto kërkesa mund të na drejtohen edhe me email (contact@eaad.net) ose me postë (European Alliance Against Depression e.V., Goerdelerring 9, 04109 Leipzig, Germany). Ne do ta përpunojmë kërkesën tuaj mbrenda 40 ditëve kalendarike.
Kush do të ketë qasje në të dhënat e mia?
Të dhënat anonime mund të ndahen ndërmjet partnerëve të EAAD-së në gjithë Bashkimin Evropian, vetëm për qëllime kërkimore.
Nëse faqja e internetit ifightdepression.com shitet ose transferohet në një organizatë tjetër, të dhënat tuaja mund të transferohen te blerësi.
Nëse ka ndonjë detyrim ligjor për të ndarë të dhënat e marra, ato mund të ndahen me palët e treta. Fragmente anonime të komenteve të feedback-ut të dhënë, mund të përdoren në procesin e shpërndarjes së informacionit në lidhje me pranimin e faqes së internetit ifightdepression.com.
Cookies
Cookies për të hyrë
Analiza e Google
Kjo faqe interneti përdor Google Analytics, një shërbim i analizës së internetit të Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, USA.
Google Analytics përdor cookies të lartpërmendura, skedarë teksti të ruajtur në kompjuterin tuaj që lejojnë analizimin e përdorimit të internetit. Informacioni i përdorimit të faqes së internetit të gjeneruar nga the cookie normalisht, do të transferohet në një server të Google në Shtetet e Bashkuara dhe do të ruhet atje.
Kukitë e Google Analytics ruhen në bazë të Nenit 6 paragrafi 1 lit. f të GDPR-së. Operatori i faqes së internetit ka një interes legjitim në analizimin e sjelljes së përdoruesit me qëllim optimizimin e faqes së tij të internetit dhe reklamave të tij.
Anonimizimi i IP-së
Ne kemi aktivizuar funksionin e anonimizimit të IP-së në këtë faqe interneti. Si rezultat, adresa juaj IP do të shkurtohet nga Google brenda shteteve që janë anëtare të Bashkimit Evropian ose të Zonës Ekonomike Evropiane para transmetimit në Shtetet e Bashkuara. Vetëm në raste të jashtëzakonshme, adresa e plotë IP do të dërgohet në një server të Google në SHBA dhe do të shkurtohet atje. Në emër të operatorit të kësaj faqeje interneti, Google do ta përdorë këtë informacion për të vlerësuar përdorimin tuaj të faqes së internetit, për të përpiluar raporte mbi aktivitetin e faqes së internetit dhe për t'i ofruar operatorit të faqes së internetit shërbime të tjera që lidhen me aktivitetin e faqes së internetit dhe përdorimin e internetit. Adresa IP e transferuar nga shfletuesi juaj në kontekstin e Google Analytics nuk do të bashkohet me të dhëna të tjera të Google.
Shtojca e shfletuesit
Ju mund të ndaloni ruajtjen e cookie-ve duke ndryshuar cilësimet e softuerit tuaj të shfletimit; megjithatë, ju lutemi vini re se në këtë rast mund të mos arrini të përdorni gamën e plotë të shërbimeve të faqes sonë të internetit. Ju gjithashtu mund të ndaloni mbledhjen e informacionit të bazuar në cookie dhe çdo të dhëne që lidhet me përdorimin e faqes së internetit (duke përfshirë adresën tuaj IP) nga Google, si dhe përpunimin e tij nga Google, duke shkarkuar dhe instaluar plugin-in e shfletuesit të disponueshëm në lidhjen e mëposhtme.
https://tools.google.com/dlpage/gaoptout?hl=en
Kundërshtimi ndaj mbledhjes së të dhënave
Ju mund të ndaloni mbledhjen e të dhënave tuaja përmes Google Analytics duke klikuar në lidhjen më sipër. Kjo do të vendosë një të ashtuquajtur cookie opsioni për t'u çaktivizuar në pajisjet tuaja, i cili e ndalon Google Analytics të mbledhë të dhënat e përdorimit të faqes suaj të internetit.
Informacione më të hollësishme mbi funksionalitetin e Google Analytics dhe kushtet e këtij shërbimi janë të disponueshme në www.google.com/analytics/terms/gb.html dhe www.google.de/intl/gb/policies/privacy/.
Ne kemi lidhur një marrëveshje kontrate për përpunimin e të dhënave me Google dhe zbatojmë plotësisht kërkesat strikte të autoriteteve gjermane të mbrojtjes së të dhënave kur përdorim Google Analytics.
Siguria e të dhënave
Të dhënat e gjeneruara nga përdorimi i faqes së internetit iFightDepression.com ruhen në ambientet e një ofruesi të shërbimit të internetit në Gjermani dhe do të analizohen nga anëtarët e EAAD. Do të merren të gjitha masat e arsyeshme fizike dhe teknike për të siguruar sigurinë e të dhënave në të gjitha pikat e këtij procesi. Të gjitha qendrat pjesëmarrëse të projektit i nënshtrohen ligjeve të ngjashme për mbrojtjen e të dhënave dhe do t'i përpunojnë të gjitha të dhënat me kujdesin më të madh.
Ndryshimet në këtë “Deklaratë Privatësie”
Nëse bëjmë ndryshime në të dhënat që mbledhim dhe si i përdorim ato të dhëna, ne do të rishikojmë “Deklaratën e Privatësisë” të faqes për të përcaktuar qartë këto ndryshime.