Помогнете на EAAD-in të jetë një zë i fortë për njerëzit me depresion.
EAAD është një organizatë jofitimprurëse. Ju lutemi na ndihmoni të vazhdojmë ta ofrojmë mjetin iFD falas dhe të mbështesim ata që janë të prekur nga depresioni.
Zakonisht, instrumenti iFightDepression mundet të përdoret vetëm duke u kombinuar bashkë me udhëzimet e një profesionisti siç mund të jetë një mjek ose psikologë – studimet kanë treguar se programet online të trajtimit janë efektive në keto raste. Duke qënë se shumë individë duhet të qendrojnë në shtëpi për shkak të koronavirusit dhe profesionistët shëndetësor e kanë mjaft të kufizuar mundësitë për të ndihmuar, ky program do të jetë përkohësisht e hapur pa patur nevojë që të ndiqeni nga një profesionist. Dërgoni një email në uneluftojdepresionin@gmail.com (për banorët e Kosovës) dhe uneluftojdepresionin.al@gmail.com (për banorët e Shqipërisë) për t’u regjistruar në përdorimin e instrumentit në versionin shqip. Më shumë informacion rreth instrumentit mund të gjendet këtu.