Burimet e Vetëmenaxhimit

Ka mjaft mënyra për të promovuar një shëndet mendor më të mirë.

Mëso sesi mund të ndihmosh veten dhe të menaxhosh depresonin tënd.

Lexo rreth vetëmenaxhimit dhe bëj testin e vetëvlerësimit.

Lexoni më tej

Kryeni testin vetëplotësues

Depresioni tek adoleshentët

Depresioni tek adoleshentët

Simptomat depresive tek të rinjtë nga 13 deri në 18 vjeç, shpesh nuk paraqiten si humor melankolik me trishtim, humbje e interesit, dëshpërim, ruminacion ose mungesë motivimi. Përkundrazi, sjelljet agresive, abuzimi me substancat dhe simptomat somatike mund të maskojnë çrregullimin depresiv. Përveç kësaj, raste individuale janë shumë më specifike sesa tek të rriturit. Shpesh, adoleshentët shfaqen me simptomat somatike dhe psikologjike:

Simptomat somatike /fizike

  • Ankthe psikosomatike (dhimbje koke), humbje peshe
  • Probleme me gjumin, duke fjetur gjatë natës (shpesh nevoja e tepërt për gjumë)

Simptomat psikologjike

  • Konfidencë e paktë (vetëvlerësim i ulët, dyshime rreth vetes)
  • Apati, humbje e kënaqësisë, mungesë përqëndrimi
  • Ndryshim i gjendjes së humorit
  • Ndryshime ritmike të gjendjes së tyre
  • Rezultate në shkollë në rënie
  • Ndjenjë e paaftësisë për të mbajtur angazhime sociale dhe emocionale, rrezik i izolimit
  • Rritje e mendimeve për vetëvrasje dhe përpjekje të mundshme për vetëvrasje

Tek adoleshentët raporti i djemve kundrejt vajzave është gati 1:2.

Shiko testin e gjurmimit për depresion në këtë website, në kutinë “Të Njohim Depresionin” në anën e majtë sipër kësaj faqeje.

iFightDepression është një projekt i financuar dhe implementuar nga: