Burimet e Vetëmenaxhimit

Ka mjaft mënyra për të promovuar një shëndet mendor më të mirë.

Mëso sesi mund të ndihmosh veten dhe të menaxhosh depresonin tënd.

Lexo rreth vetëmenaxhimit dhe bëj testin e vetëvlerësimit.

Lexoni më tej

Kryeni testin vetëplotësues

Çfarë është “adoleshenca''?

Çfarë është “adoleshenca''?

Adoleshenca është një fazë e pjekurisë: ajo është një periudhë kalimtare e zhvillimit fizik dhe psikologjik të njeriut në mes fëmijërisë dhe moshës madhore, qëllimi i të cilës është përgatitja për të marrë përgjegjësitë e të rriturit. Adoleshenca ndodh në mënyrë klasike nga mosha 12 vjeç deri në 22-25 vjeç.

Biologjikisht, adoleshenca shënohet me fillimin e pubertetit dhe ndërprerjen e rritjes fizike me ndryshimet në organet seksuale dhe karakteristikat përfshirë gjatësinë, peshën, masën muskulore, si dhe një periudhë për ndryshime të mëdha në rritjen dhe pjekurinë e trurit.

Në aspektin konjitiv, adoleshenca karakterizohet nga përmirësimi i të menduarit abstrakt, i dijeve dhe i arsyetimit logjik.

Në aspektin social, adoleshenca është një periudhë për përgatitjen e roleve sociale adulte të përshtatshme të tilla si, të qenit si punëtor apo një partner romantik. Kjo është një fazë "ndryshimi" kaq dramatik sa mund të përshkruhet si "krizë identiteti", "normale të qenurit anormal", "psikozë normative", etj.

Pse duhet të sillem ndryshe nga kur isha fëmijë?

Trupi dhe truri juaj po ndryshojnë në mënyrë dramatike.

Sjellje të reja shfaqen dhe prindërit tuaj e pjestarët e tjerë të familjes mund të frustrohen apo irritohen prej këtyre sjelljeve. Zakonisht vëmendja juaj zhvendoset, çka e bën të vështirë përqendrimin tuaj. Ju do ta keni të vështirë për t’u motivuar nga detyrat që ju kërkohen të përmbushni, dhe do të angazhoheni në sjellje të rrezikshme dhe me pasoja potencialisht negative.

Të gjitha këto janë sjellje përshtatëse normale dhe rezultojnë nga ndryshimet e vazhdueshme në tru.

Çfarë ndodh me trurin tim?

Truri është dhe hardëare (përbërja) dhe softëare (funksionet).

Truri i adoleshentit ndryshon nga ai i të rriturit: është akoma në zhvillim dhe do të vazhdojë të zhvillohet deri në maturim, nga mosha 22-24 vjeç.

Ndryshimet madhore në zonat specifike të trurit të përgjegjshme për vetëkontrollin, gjykimin, emocionet dhe organizimin zhvillohen midis pubertetit dhe pjekurisë. Ndaj, vendimmarrjet e këqija, shpërthimet e egra dhe emocionale që karakterizojnë adoleshencën janë të shpjegueshme.

Gjatë viteve të adoleshencës ndodh një fazë e dytë të zhvillimit të shpejtë të trurit - faza e parë ka ndodhur në 18 muajt e parë të jetës - dhe më pas ato lidhje të neuroneve në tru që nuk janë përdorur zhduken, ndërsa ato që janë përdorur bëhen më të forta, proces ky i quajtur "krasitje" që e bën trurin më efikas.

Pra, zhvillimi i trurit te adoleshentët mund të kontrollohet në mënyrë të ndërgjegjshme nga vetë adoleshentët: ata që mësojnë dhe trajnohen për të organizuar mendimet e tyre, për të kuptuar koncepte abstrakte, dhe për të kontrolluar impulset e tyre, krijojnë bazën e funksioneve nervore për gjatë gjithë jetës së tyre.

Prandaj, vendimmarrja në mënyrë të ndërgjegjshme dhe përshtatja e stilit të shëndetshëm të jetesës në adoleshencë, do të ndikojë në pjesën tjetër të jetës tuaj, sikurse dhe "zakonet e këqija". Nga hulumtimet del se adoleshentët janë më të prekur se të rriturit ndaj efekteve negative të alkoolit, specifikisht në aftësitë për të mësuar dhe kujtuar. Ata që përdorin alkool vazhdimisht mund të vuajnë efektet afatgjata, mund të kompromentojnë funksionimin e trurit dhe efektet negative afatgjata në zhvillimin e trurit të tyre.

iFightDepression është një projekt i financuar dhe implementuar nga: