Burimet e Vetëmenaxhimit

Ekzistojnë disa mënyra për të promovuar një shëndet më të mirë mendor

Mësoni më shumë si të ndihmoni veten tuaj dhe të menaxhoni depresionin

Lexoni rreth vetëmenaxhimit dhe kryeni testin vetëplotësues

Lexoni më tej

Kryeni testin vetëplotësues

DEPRESIONI

mund të prek këdo

Çfarë duhet të dini rreth depresionit

Depresioni është një sëmundje e zakonshme me më shumë se 300 milion persona të prekur në të gjithë botën. Depresioni dallon nga episode afat shkurtër të luhatjeve të humorit dhe reagimet emocionale ndaj sfidave të jetës së përditshme. Depresioni shkaktohet si pasojë e ndërveprimeve komplekse të faktorëve social, psikologjik dhe biologjik, (Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH, 2017).
Depresioni është një sëmundje, e cila përfshin jo vetëm mendjen dhe trurin por të gjithë trupin duke prekur mënyrën e të ushqyerit, gjumit, ndjenjave rreth vetes dhe mendimeve ndaj të tjerëve dhe ngjarjeve. Nuk është një fazë e zakonshme kalimtare e gjendjes së mendjes si dhe nuk është një “dobësi” e karakterit që dikush mund të “dalë” vetë. 
Në përgjithësi, kushdo mund të preket nga depresioni: burra dhe gra të fushave dhe profesioneve të ndryshme dhe në të gjitha fazat e jetës. Edhe ata të cilët në dukje kanë një jetë të “lirë” dhe të kënaqshme mund të përjetojnë depresion. 
Depresioni mund të trajtohet. Nëse mendon se vuani nga depresioni, kërkoni ndihmë

Instrumenti iFightDepression

Instrumenti “iFightDepression” është një program i udhëzuar i vetëdrejtimit në internet, që synon të ndihmojë individët me depresion të butë deri në të moderuar për të vetëmenaxhuar simptomat e tyre. Nëse mjeku i përgjithshëm apo profesionisti i kujdesit shëndetësor ju ka referuar për të hyrë në instrumentin “iFightDepression” dhe nëse keni një llogari personale të përdoruesit, ju mund të hyni këtu:

HYNI KËTU

Kërko ndihmë!

Nëse nuk ndiheni mirë, kërkimi i ndihmës është një hap i parë i rëndësishëm.

Shihni seksionin 'Merrni ndihmë' për detajet e kontaktit për departamentet e urgjencës, ndihmat dhe listat e mjekut të përgjithshëm.



 

KËRKONI NDIHMË KËTU

Njohja e depresionit

Nëse nuk ndiheni mirë, mund të kryeni testin vetëplotësues për të marrë disa përgjigje. A jeni i shqetësuar se dikush që njihni mund të jetë në depresion?

Inkurajoni ata të kryejnë testin vetëplotësues.





Kryeni testin vetëplotësues

Të kërkosh ndihmë për depresionin

është hapi i parë mjaft i rëndësishëm

Për familjarët dhe miqtë

Të jetosh me depresion është e vështirë. Ju mund të ndiheni të shqetësuar, të frikësuar , të frustruar ose të keni një sërë pyetjesh. Kur jetoni me dikë që është me depresion, ju mund ti ndihmoni që të shërohen por, ju gjithashtu duhet të kujdeseni për veten tuaj. Jeni i shqetësuar për dikë? Dëshironi të merrni informacione për shenjat dhe simptomat si dhe opsionet e trajtimeve?

Lexoni më tej

Për të rinjtë

Depresion mund të prek dhe të rinjtë. Në fakt, një numër i lartë rasteve të përjetimeve të episodeve të para të depresionit ndodhin në adoleshencë si dhe shumica e çrregullimeve mendore. Identifikimi dhe trajtimi i hershëm mund të ndihmojë në rikthimin e gjendjes së mëparshme dhe në parandalimin e rikthimit të sëmundjes. Doni të dini më shumë rreth adoleshenës, depresionit tek të rinjtë, vetëlëndimit apo opsioneve të trajtimit?

Lexoni më tej

Për komunitetin e profesionistëve

Profesionistët e medias, mësuesit, përfaqësuesit fetar, oficerët e policisë si dhe profesionistët e tjerë luajnë një rol të rëndësishëm në kontekstin e depresionit dhe mund të veprojnë si një “urë lidhëse” me shërbimet shëndetësore parësore. Doni të dini si mund të ndihmoni personat e prekur me depresion? Kërkoni informacion rreth depresionit të përshtatur për profesionin tuaj?

Lexoni më tej

Për profesionistët e shëndetit

Mjekët e përgjithshëm ose farmacistët janë zakonisht profesionistët e parë të cilët bien në kontakt me personat e prekur me depresion. Ndaj, është e rëndësishme që të njihen simptomat depresive dhe çfarë duhet të bëhet më tej. Nëse je një mjek i përgjithshëm, informohu rreth trajtimit të depresionit, mjekimet, referimin dhe rreziqet e vetëvrasjes. Nëse je farmacist, mëso rreth farmakoterapisë, mitet që ekzistojnë për mjekimin me antidepresant dhe rreziqeve për vetëvrasje.

Lexoni më tej

Këtu do të gjeni lajmet më të fundit!

Kriza e koronavirusit: vetëmenaxhimi online i depresionit

Zakonisht, instrumenti iFightDepression mundet të përdoret vetëm duke u kombinuar bashkë me udhëzimet e një profesionisti siç mund të jetë një mjek ose psikologë – studimet kanë treguar se programet online të trajtimit janë efektive në keto raste. Duke qënë se shumë individë duhet të qendrojnë në shtëpi për shkak të koronavirusit dhe profesionistët shëndetësor e kanë mjaft të kufizuar mundësitë për të ndihmuar, ky program do të jetë përkohësisht e hapur pa patur nevojë që të ndiqeni nga një profesionist. Dërgoni një email në uneluftojdepresionin@gmail.com (për banorët e Kosovës) dhe uneluftojdepresionin.al@gmail.com (për banorët e Shqipërisë) për t’u regjistruar në përdorimin e instrumentit në versionin shqip. Më shumë informacion rreth instrumentit mund të gjendet këtu.

 

Këndvështrimi juaj është i rëndësishëm për ne.

Ju lutemi na ndihmoni për të përmirësuar faqen e internetit duke komentuar    Këtu mund të komentoni.

DEPRESIONI

është një sëmundje reale

iFightDepression është një projekt i financuar dhe implementuar nga: