Depresioni është një sëmundje e zakonshme me më shumë se 300 milion persona të prekur në të gjithë botën. Depresioni dallon nga episode afat shkurtër të luhatjeve të humorit dhe reagimet emocionale ndaj sfidave të jetës së përditshme. Depresioni shkaktohet si pasojë e ndërveprimeve komplekse të faktorëve social, psikologjik dhe biologjik, (Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH, 2017).
Depresioni është një sëmundje, e cila përfshin jo vetëm mendjen dhe trurin por të gjithë trupin duke prekur mënyrën e të ushqyerit, gjumit, ndjenjave rreth vetes dhe mendimeve ndaj të tjerëve dhe ngjarjeve. Nuk është një fazë e zakonshme kalimtare e gjendjes së mendjes si dhe nuk është një 'dobësi' e karakterit që dikush mund të 'dalë' vetë.
Në përgjithësi, kushdo mund të preket nga depresioni: burra dhe gra të fushave dhe profesioneve të ndryshme dhe në të gjitha fazat e jetës. Edhe ata të cilët në dukje kanë një jetë të 'lirë' dhe të kënaqshme mund të përjetojnë depresion. Depresioni mund të trajtohet. Nëse mendon se vuani nga depresioni, kërkoni ndihmë.
është një program i udhëzuar i vetëdrejtimit në internet, që synon të ndihmojë individët me depresion të butë deri në të moderuar për të vetëmenaxhuar simptomat e tyre. Nëse mjeku i përgjithshëm apo profesionisti i kujdesit shëndetësor ju ka referuar për të hyrë në instrumentin iFightDepression® dhe nëse keni një llogari personale të përdoruesit, ju mund të hyni këtu:
Nëse dëshironi ta vini mjetin në dispozicion të pacientëve tuaj, mund të merrni pjesë në trajnimin online pa pagesë.
Për më shumë informacion, ju lutemi na kontaktoni.
Nëse nuk ndiheni mirë, kërkoni ndihmë.
Në seksionin Adresat e ndihmës, do të gjeni pika kontakti ku mund të drejtoheni.
Nëse nuk ndiheni mirë, mund të kryeni testin vetëplotësues për të marrë disa përgjigje. A jeni i shqetësuar se dikush që njihni mund të jetë në depresion?
Inkurajoni ata të kryejnë testin vetëplotësues.
Të kërkosh ndihmë për depresionin është hapi i parë mjaft i rëndësishëm
Për publikun e gjerë
Depresioni është një gjendje e zakonshme dhe serioze që mund të ndikojë në mënyrën se si njerëzit ndihen, mendojnë dhe përballen me jetën e përditshme. Zakonisht zhvillohet për shkak të një kombinimi faktorësh fiziologjikë dhe psikologjikë që ndikojnë në cenueshmërinë e një personi, çfarë mund të shkaktojë depresionin e tyre dhe si shërohen. Ngjarjet e jetës mund të shkaktojnë depresion, por rrënjët e tij shpesh qëndrojnë në këtë bashkëveprim kompleks. Trajtimet efektive si psikoterapia dhe medikamentet adresojnë këto aspekte, dhe njerëzit e prekur nga depresioni mund të përmirësohen, veçanërisht kur kërkohet ndihmë herët.
Lexoni më tej
Për të rinjtë
Depresion mund të prek dhe të rinjtë. Në fakt, një numër i lartë rasteve të përjetimeve të episodeve të para të depresionit ndodhin në adoleshencë si dhe shumica e çrregullimeve mendore. Identifikimi dhe trajtimi i hershëm mund të ndihmojë në rikthimin e gjendjes së mëparshme dhe në parandalimin e rikthimit të sëmundjes. Doni të dini më shumë rreth adoleshenës, depresionit tek të rinjtë, vetëlëndimit apo opsioneve të trajtimit?
Lexoni më tej
Për familjarët dhe miqtë
Të jetosh me depresion është e vështirë. Ju mund të ndiheni të shqetësuar, të frikësuar, të frustruar ose të keni një sërë pyetjesh. Kur jetoni me dikë që është me depresion, ju mund ti ndihmoni që të shërohen por, ju gjithashtu duhet të kujdeseni për veten tuaj. Jeni i shqetësuar për dikë? Dëshironi të merrni informacione për shenjat dhe simptomat si dhe opsionet e trajtimeve?
Lexoni më tej
Për komunitetin e profesionistëve
Profesionistët e medias, mësuesit, përfaqësuesit fetar, oficerët e policisë si dhe profesionistët e tjerë luajnë një rol të rëndësishëm në kontekstin e depresionit dhe mund të veprojnë si një 'urë lidhëse' me shërbimet shëndetësore parësore. Doni të dini si mund të ndihmoni personat e prekur me depresion? Kërkoni informacion rreth depresionit të përshtatur për profesionin tuaj?
Lexoni më tej
Për profesionistët e shëndetit
Mjekët e përgjithshëm ose farmacistët janë zakonisht profesionistët e parë të cilët bien në kontakt me personat e prekur me depresion. Ndaj, është e rëndësishme që të njihen simptomat depresive dhe çfarë duhet të bëhet më tej. Nëse je një mjek i përgjithshëm, informohu rreth trajtimit të depresionit, mjekimet, referimin dhe rreziqet e vetëvrasjes. Nëse je farmacist, mëso rreth farmakoterapisë, mitet që ekzistojnë për mjekimin me antidepresant dhe rreziqeve për vetëvrasje.
Lexoni më tejKëtu do të gjeni lajmet më të fundit
-
Read more
Faqja e re e internetit
09.04.2025
Hello and thank you for visiting our brand new website. We hope that you find everything you are looking for and that we can keep you well informed.
Këndvështrimi juaj është i rëndësishëm për ne.
Ju lutemi na ndihmoni të përmirësojmë iFightDepression® duke na dërguar komentet tuaja.