Burimet e Vetëmenaxhimit

Ekzistojnë disa mënyra për të promovuar një shëndet më të mirë mendor

Mësoni më shumë si të ndihmoni veten tuaj dhe të menaxhoni depresionin

Lexoni rreth vetëmenaxhimit dhe kryeni testin vetëplotësues

Lexoni më tej

Kryeni testin vetëplotësues

Menaxherët

Çfarë mund të bëjë një menaxher/e?

Nëse mendoni se dikush në vendin tuaj të punës mund të jetë në depresion, përpiquni të kujtoni se si sillej zakonisht ky person përpara gjashtë muajsh.

Si sillej ky punonjës ndaj jush dhe me të tjerët?

Bërja e kësaj pyetje mund t'ju ndihmojë të dalloni ndryshimet kritike dhe madje delikate te një punonjës. Sidoqoftë, mbani mend, disa njerëz përpiqen shumë për të fshehur simptomat e tyre sepse ndihen në faj ose kanë turp.

Nëse mendoni se një punonjës mund të jetë në depresion, bisedoni me të.

Mënyra shtesë për të mbështetur

Mbështetja e një punonjësi duke:

  • Mundësuar orare dhe angazhime fleksibë në punë, të tilla si fleksibilitet në orarin e punës ose më pak orë pune për një periudhë të caktuar kohe.
  • Përcaktimi i detyrave që janë më pak kërkuese, ndoshta me një rrezik më të ulët konflikti, më pak koordinim ose kontakt shoqëror.
  • Lehtësimi i aksesit në mbështetje dhe kujdes, qoftë përmes mbështetjes në vendin e punës ose tek një profesionist shëndetësor.
  • Qëndrime sfiduese ndaj stigmës në vendin e punës.

iFightDepression është një projekt i financuar dhe implementuar nga: