Burimet e Vetëmenaxhimit

Ekzistojnë disa mënyra për të promovuar një shëndet më të mirë mendor

Mësoni më shumë si të ndihmoni veten tuaj dhe të menaxhoni depresionin

Lexoni rreth vetëmenaxhimit dhe kryeni testin vetëplotësues

Lexoni më tej

Kryeni testin vetëplotësues

Testi vetë-plotësues

Testi vetëplotësues i humorit(disponimit)

Njohja e depresionit nuk është gjithmonë e drejtpërdrejtë.

Më poshtë është një test për vetëvlerësimin që është krijuar si një vlerësim i shpejtë i humorit tuaj, dhe për të kontrolluar nëse jeni duke përjetuar ndonjë nga shenjat dhe simptomat kryesore të depresionit. Shumë profesionistë të shëndetit përdorin këtë test ("Pyetësori i Shëndetit të Pacientit" ose "PHQ-9") për të identifikuar depresionin. Testi në këtë faqe është tërësisht anonim dhe konfidencial.

Rezultatet mund të jenë treguese, por nuk do të thotë që ju keni një diagnozë për depresion. Vetëm doktori ose ndonjë profesionist tjetër i shëndetit mund të konfirmojë një diagnozë. Nëse jeni ndjerë me të vërtetë me humor të ulët dhe mendoni se mund të jeni në depresion, duhet të shkoni te mjeku juaj. Merrni rezultatet e këtij testi me vete; ato mund të jenë një mënyrë e dobishme për të filluar një diskutim.

Plotësoni pyetësorin më poshtë, ose mund të shkarkoni një version PDF nga seksioni i burimeve.

Përgjatë dy javëve të fundit, sa shpesh ju kanë shqetësuar gjendjet e përshkruara më poshtë?

Fare
Disa ditë
Më shumë se gjysmën e ditëve
Pothuajse çdo ditë

* Përgjigje e detyruar

Nëse dëshironi, mund të na lejoni që të dhënat tuaja të përdoren për qëllime studimore. Nëse zgjdhni po, të dhënat tuaja do të ruhen në anonimitet. Nëse zgjdhni jo, të dhënat tuaja do të fshihen. Gjithsesi, ju do të merrni gjithmonë rezultatet e testit.

iFightDepression është një projekt i financuar dhe implementuar nga: