Burimet e Vetëmenaxhimit

Ka mjaft mënyra për të promovuar një shëndet mendor më të mirë.

Mëso sesi mund të ndihmosh veten dhe të menaxhosh depresonin tënd.

Lexo rreth vetëmenaxhimit dhe bëj testin e vetëvlerësimit.

Lexoni më tej

Kryeni testin vetëplotësues

Zgjedhja e terapisë së duhur

Çfarë lloj psikoterapie duhet të zgjedh?

Është e dobishme të dini se psikoterapia "më e mirë" nuk ekziston. Kur zgjedh një lloj psikoterapie, një gjë që duhet të marrim në konsideratë është nëse ajo është efektive apo jo. CBT dhe disa lloje të psikoterapisë psikodinamike janë efektive, dhe MBCT mund të parandalojë përkeqësimin te njerëzit me depresion të përsëritur.

Megjithatë, ka pika të tjera rreth të cilave duhet menduar. Pavarësisht nga lloji i psikoterapisë, marrëdhënia që është zhvilluar në seancat e para mes të pacientit dhe terapistit është shumë e rëndësishme. Nëse një "aleancë" zhvillohet, kjo marrëdhënie e mirë do të jetë jetike për suksesin e terapisë.

Mund të konsideroni çështjet e mëposhtme:

  • Çfarë lloje terapish janë në dispozicion në zonën time?
  • Kur është koha e duhur për të filluar terapinë?
  • A ka një hapësrë në dipozicion? Nëse jo, sa kohë më të duhet të pres?Si do të paguaj për trajtimin?
  • A e shoh veten time të angazhuar në këtë lloj terapie?
  • Sa kohë dua të shpenzoj? Kjo bën një dallim në qoftë se ju keni një ose tre seanca në javë.
  • Ju duhet të ndjeni që mund t’i besoni psikoterapistit tuaj, dhe se jeni në gjendje për të ndërtuar një marrëdhënie pune. Nëse ju keni patur vështirësi, pas dy ose tre sesionesh, do të ishte me vlerë të flisnit me mjekun tuaj përsëri. Ju mund të preferoni të provoni një tjetër terapist ose të kaloni në një terapi tjetër, sesa të hiqni dorë prej terapisë.

Është i dobishëm këshillimi me mjekun tuaj personal ose atë të përgjithshëm. Në përgjithësi, mjeku juaj njeh disa terapistë të specializuar në terapi të ndryshme dhe mund t'ju rekomandojë te një terapist ose terapi ku ai beson se do të ndiheni më mirë. Nga ana tjetër, mjeku juaj mund të mendojë se juve nuk ju nevojitet psikoterapi, në varësi të pikëpamjes së tij mbi situatën tuaj. Ju mund të pajtoheni apo jo me këtë; vendimi nëse duhet të angazhoheni në psikoterapi në fund është i juaji.

iFightDepression është një projekt i financuar dhe implementuar nga: