Burimet e Vetëmenaxhimit

Ka mjaft mënyra për të promovuar një shëndet mendor më të mirë.

Mëso sesi mund të ndihmosh veten dhe të menaxhosh depresonin tënd.

Lexo rreth vetëmenaxhimit dhe bëj testin e vetëvlerësimit.

Lexoni më tej

Kryeni testin vetëplotësues

Trajtimi psikologjik

Trajtimi Psikologjik

Trajtim psikologjik, ashtu si dhe mjekimi, është një tjetër shtyllë thelbësore e trajtimit të depresionit.

Psikoterapia është forma më e zakonshme e trajtimit psikologjik. Psikoterapia përfshin dy karakteristika kryesore: bisedimin dhe bashkëpunimin. Ka disa lloje të psikoterapive të vlefshme, që përfshijnën terapinë njohëse të sjelljes, psikoterapinë psikodinamike, këshillimin mbështetës, dhe qasjet bazuar në ndërgjegjësim.

Terapia e njohjes së sjelljes(CBT)

Terapia njohjes së sjelljes (CBT) është një lloj terapie e sjelljes, e cila është vërtetuar të jetë efektive në trajtimin e depresionit. Ajo bazohet në idenë se ndjenjat negative lindin nga mendime të dëmshme, dhe mund të çojë në sjellje negative në një lloj "spirale në rënie". CBT-ja mund të fillojë me ushtrime për t’u edukuar rreth strukturimit të ditëve tuaja dhe për të rritur veprimtarinë e përditshme. Më pas, CBT mëson mbi identifikimin e mendimeve të padobishme, sfidimin dhe zëvendësimin e tyre me ato që janë më të dobishme. Një pjesë e rëndësishme e terapisë është thellimi në lidhje me çrregullimin (psikoedukimi). Këto ndryshime kanë një efekt pozitiv në gjendjen shpirtërore dhe i bëjnë ngjarjet e jashtme të jetës lehtësisht të menaxhueshme. Në CBT, klienti dhe terapisti në mënyrë aktive punojnë së bashku dhe mësojnë nga njëri-tjetri. Normalisht, janë rreth një deri në dy seanca në javë. Gjithsej, trajtimi zgjat rreth 25 seanca deri në një maksimum prej 80 seancash (rreth 3 muaj deri në një vit).

Psikoterapia psikodinamike

Psikoterapia psikodinamike bazohet në njohuritë e psikoanalizës. Bëhen supozime të ngjashme në lidhje me shkaqet e çrregullimeve psikiatrike, domethënë ato janë rezultat i problemeve emocionale në mendjen e pandërgjegjshme. Në dallim me psikoanalizën, kjo lloj psikoterapie merret me konfliktet aktuale të brendshme dhe me marrëdhëniet e klientit me të tjerët. Trajtimi bëhet në një pozicion ulur, ku terapisti dhe klienti kanë kontaktin me sy. Qasja e terapistit mund të jetë nga pasive në pjesëmarrje dhe sigurimin e strukturës. Normalisht ka një deri në dy seanca në javë. Në përgjithësi, trajtimi mund të jetë i shkurtër nga 16-24 seancat, apo mund të jetë shumë i zgjatur, duke marrë deri në më shumë se 50-100 seancave, apo edhe më tepër.

Këshillimi mbështetës

Disa psikoterapistë mund të përdorin një qasje mbështetëse, përqasje këshillimi jodirektiv, vetëm ose në kombinim me qasje të tjera terapish. Këshillimi mbështetës gjithashtu përdoret rregullisht nga profesionistët e tjerë të kujdesit shëndetësor dhe vullnetarët. Ky lloj këshillimi ka për qëllim të sigurojë atmosferë mbështetëse për klientin për të zgjidhur problemet e tyre. Kjo arrihet nga terapisti duke dëgjuar me vëmendje dhe inkurajuar personin të flasë për gjendjen e tij, dhe të eksplorojë zgjidhje të mundshme në mënyrë të kujdesshme dhe të respektueshme. Ky lloj këshillimi mund të ndihmojë për të siguruar dhe fuqizuar klientin, por efikasiteti i tij afatgjatë në trajtimin e depresionit, ende nuk është shfaqur/vërtetuar.

Qasjet bazuar në ndërgjegjësim

Ndërsa CBT dhe qasjet psikodinamike përqendrohen në ndryshimin e modeleve të lidhura me depresionin, qasja bazuar në ndërgjegjësim ndihmon një person për të zhvilluar një qasje më të vëmendshme dhe joreaguese për mendimet dhe ndjenjat e tij. Shembuj të qasjeve të tilla përfshijnë terapi konjitive bazuar në ndërgjegjësim (MBCT), dhe reduktim të stresit bazuar në ndërgjegjësim (MBSR). Si CBT-ja, qasjet bazuar në ndërgjegjësim na mësojnë në lidhje me natyrën e mendimeve automatike negative dhe ndjenjat gjatë depresionit, dhe kërkojnë t’i ndërpresin ato. Ndryshe nga CBT, fokusi është zhvillimi i aftësive për të lejuar mendimet dhe ndjenjat shqetësuese të vijnë dhe shkojnë, pa pasur nevojë për reagim ndaj tyre. MBCT ka treguar se funksionon veçanërisht mirë te njerëzit që vuajnë nga depresioni i përsëritur.

iFightDepression është një projekt i financuar dhe implementuar nga: