Burimet e Vetëmenaxhimit

Ka mjaft mënyra për të promovuar një shëndet mendor më të mirë.

Mëso sesi mund të ndihmosh veten dhe të menaxhosh depresonin tënd.

Lexo rreth vetëmenaxhimit dhe bëj testin e vetëvlerësimit.

Lexoni më tej

Kryeni testin vetëplotësues

Shkaqet

Çfarë e shkakton depresionin?

Një ngjarje negative siç është humbja e një të dashuri/e, humbja e vendit të punës ose vuajtja nga një sëmundje e rëndë somatike - ose stresi i rëndë dhe i zgjatur, ndonjëherë mund të shkaktojë një episod depresiv, por nganjëherë depresioni mund të ndodhë spontanisht pa ndonjë shkak të dukshëm.

Faktorë të tjerë ndërveprues që ndikojnë në fillimin dhe ecurinë e depresionit përfshijnë faktorët gjenetikë, ndryshimet në nivelet e hormoneve, kushtet e caktuara mjekësore, stresi, dhimbja ose rrethanat e vështira të jetës. Secili nga këta faktorë të kombinuar mund të sjellë ndryshime në fiziologjinë e trurit dhe vështirësi në përshtatjen me ngjarjet e jashtme dhe të brendshme, duke çuar në shenja dhe simptoma të depresionit.

Faktorë të izoluar nuk kanë gjasa të shkaktojnë depresion. Ne mund ta imagjinojmë lehtë një "spirale në rënie" të ngjarjeve që çojnë në depresion: imagjinoni që martesa juaj të prishet, do të keni të ngjarë të ndiheni me humor të ulët, kështu do të shmangni miqtë dhe familjen dhe mund të filloni abuzimin me alkoolin. Ky rend ngjarjesh të lidhura mund të bëjë që të ndiheni më keq dhe mund të komplikojë rënien në depresion.

Le të marrim një shembull tjetër. Nga ajo që është e njohur nga hulumtimet shkencore të sotme, depresioni ka një komponent gjenetik, por deri më tani nuk ka qenë e mundur të identifikohet një gjen i veçantë që shkakton fillimin e një episodi depresiv. Shumë studime (duke përfshirë studimet e popullsisë dhe hulumtimet e miratuara) kanë treguar se gjasat e zhvillimit të depresionit trefishohen për njerëzit me prindër apo vëllezër/ motra në depression, ose në krahasim me njerëzit që nuk kanë një të afërm të prekur nga depresioni. Me fjalë të tjera, të afërmit e familjeve në të cilat ndodh depresioni janë shpesh të prirur ndaj çrregullimit mendor. Por për zhvillimin aktual të çrregullimit mendor, duhet të jenë të pranishëm faktorë të tjerë gjithashtu.

Prandaj, depresioni është biopsikosocial dhe zhvillimi i tij ndryshon nga personi në person.

Kjo do të thotë që, për të shpjeguar zhvillimin e depresionit, duhet të marrim parasysh ndërveprimin midis faktorëve biologjikë dhe psikologjikë. Të dy aspektet janë si dy anët e një monedhe, dhe ky bashkëveprim i faktorëve psiko-social dhe neurobiologjik nuk është i rëndësishëm vetëm në zhvillimin e depresionit, por edhe për të gjitha çrregullimet e tjera mendore. Këta faktorë mund të ndërveprojnë në nivelin e aftësisë ripërtëritëse (reziliencës), nxitjes, mirëmbajtjes ose zgjidhjes.

iFightDepression është një projekt i financuar dhe implementuar nga: