Burimet e Vetëmenaxhimit

Ka mjaft mënyra për të promovuar një shëndet mendor më të mirë.

Mëso sesi mund të ndihmosh veten dhe të menaxhosh depresonin tënd.

Lexo rreth vetëmenaxhimit dhe bëj testin e vetëvlerësimit.

Lexoni më tej

Kryeni testin vetëplotësues

Rreth depresionit

Çfarë duhet të dini për depresionin

Kur thoni se gjendeni në depresion, doni të thoni se ndiheni keq apo i rënë moralisht sepse diçka ju shqetëson.

Shumica prej nesh ndonjëherë mund të ndihen të trishtuar, por kjo nuk do të thotë që ju vuani nga depresioni. Kur je në depresion ndihesh në këtë mënyrë, por ndjenja është më e fortë dhe zgjat në kohë, duke ndikuar në aktivitetin tuaj të përditshëm, dhe duke penguar shijimin e gjërave që më parë ju jepnin kënaqësi.

Depresioni është një çrregullim i shëndetit mendor. Kjo do të thotë që depresioni është një sëmundje. Truri dhe trupi do të preken nga kjo sëmundje. Megjithatë, është e rëndësishme të keni parasysh se depresioni është i shërueshëm.

 Vetëm mendoni për këtë: A ndiheni ndryshe kohët e fundit, më të zymtë dhe në ankth? A ju ka shqetësuar ndonjë gjë kohët e fundit? Nëse po, ndoshta ndjenja e trishtimit është një reagim ndaj situatës tuaj.

A jeni në humor të keq, të shqetësuar, të trishtuar në një mënyrë që ju pengon të jetoni siç keni jetuar më parë? A ka ndodhur kjo për një periudhë më të gjatë se dy javë tani? Nëse është kështu, duhet të plotësoni testin në këtë faqe, dhe ndoshta duhet të kërkoni ndihmë mjekësore për t'u siguruar që nuk jeni duke vuajtur nga depresioni.

Depresioni është shumë i zakonshëm; në të vërtetë është një nga problemet më të zakonshme të shëndetit mendor. Një në katër ose pesë individë do të përjetojë depresion në një fazë të jetës së tij. Ndonjëherë, depresioni ndodh për asnjë arsye të dukshme. Kur ka një problem të qartë dhe njerëzit e zgjidhin atë, ose kur arrijnë të pranojnë gjendjen e tyre ose gjejnë mbështetje, simptomat që lidhen me depresionin mund të lehtësohen, por në shumicën e rasteve ato nuk zhduken pa trajtim.

 Kur depresioni është i pranishëm, njerëzit kanë shenja dhe simptoma, por nuk mund të jenë të vetëdijshëm për këtë. Ata mund të fillojnë të ndiejnë se kanë një problem serioz kur thjesht nuk mund ta shmangin dot, kur fillon të ketë një efekt negativ në aftësinë e personit për të kryer aktivitetet e përditshme, ose kur bëhet aq i rëndë sa jeta duket pa kuptim.

Depresioni është një sëmundje

Në dallim nga shqetësimi mendor në reagimin ndaj ngjarjeve të jetës, çrregullimet mendore si depresioni janë më pak të zakonshme dhe mund të ndodhin me ose pa ndonjë shkak të dukshëm. Çrregullimet mendore mund të jenë të rënda dhe të kronike, dhe mund të ndikojnë në jetën e përditshme të një personi. Në raste të tilla, ka të ngjarë që një person të ketë nevojë për ndihmë profesionale. Është e rëndësishme që të përcaktohet një diagnozë e saktë mjekësore dhe të ndërhyhet me medikamentet ose trajtimet psikologjike.

Depresioni është një term klinik që përshkruan një gjendje mjekësore që ndikon në mënyrën sesi humori kontrollohet nga truri - një çrregullim humori. Depresioni prek ndjenjat, mendimet dhe funksionet e trupit. Përjetimi i depresionit përfshin emocione dhe ndjenja negative intensive, mungesë e interesit, lodhje, probleme të gjumit, aktivitet seksual, peshës dhe oreksit, ide negative si pesimizëm, vetëbesim i ulët, pavendosmëri dhe mendime vetëvrasëse, si dhe simptoma të tjera specifike. Në tërësi, këto simptoma prodhojnë një efekt të padëshirueshëm në jetën e njerëzve, duke ndikuar në mirëqenien personale, punën dhe marrëdhëniet.

iFightDepression është një projekt i financuar dhe implementuar nga: