Burimet e Vetëmenaxhimit

Ekzistojnë disa mënyra për të promovuar një shëndet më të mirë mendor

Mësoni më shumë si të ndihmoni veten tuaj dhe të menaxhoni depresionin

Lexoni rreth vetëmenaxhimit dhe kryeni testin vetëplotësues

Lexoni më tej

Kryeni testin vetëplotësues

Vlerësimi i rrezikut për vetëvrasje

Vlerësimi i rrezikut për vetëvrasje

Depresioni dhe vetëvrasja janë të lidhura fort, si pasojë, 10-15% e pacientëve me depresion të rëndë të përsëritur vdesin nga vetëvrasja. 40 - 70% e pacientëve në depresion kanë mendime vetëvrasëse, dhe më shumë se 90% e njerëzve që vdesin nga vetëvrasja kanë vuajtur nga një çrregullim mendor, më së shpeshti nga depresioni.


Treguesit për vetëvrasje akute përfshijnë një krizë me shenjuesit psikopatologjik, si mendimet ngulitëse të vetëvrasjes, mungesa e shpresës dhe ndihmës, ndjenjat joadekuate të fajit, dëshira e fortë për veprim apo impulsivitet, abuzimi me drogë dhe alkool, si dhe njoftimet direkte dhe indirekte të vetëvrasjes.

 

Mjekët e përgjithshëm duhet të pyesin drejtpërdrejt nëse një pacient ka mendime ose plane vetëvrasëse: të dhënat klinike tregojnë se, vetëvrasja parandalohet dhe vetëdëmtimet minimizohen nëse diskutohet hapur, dhe mund të vijë si një lehtësim për një person në krizë, i cili mund të diskutojë haptazi shqetësimet e tij.

Nëse një pacient ka mendime për vetëvrasje, duhet të përfshihen të afërmit dhe specialistët, dhe duhet të siguroheni që personi është në kujdes të vazhdueshëm. Sigurohuni të mbani kontakte me pacientin në intervale të shkurtra.

 

Vlerësimi i rrezikut të vetëvrasjes është vendimtar në rastet e rënda. Është e rëndësishme që mjekët e përgjithshëm të dinë sesi të eksplorojnë rrezikun për vetëvrasje te pacientët.

 

Nëse jeni të interesuar të merrni trajnim për të përmirësuar aftësitë e menaxhimit të rrezikut për vetëvrasje, ju lutemi dërgoni email naimfanaj <at> gmail.com ose gentaqirjako <at> gmail.com, duke treguar interesimin tuaj për të marrë pjesë në trajnimin përkatës.

iFightDepression është një projekt i financuar dhe implementuar nga: