Burimet e Vetëmenaxhimit

Ekzistojnë disa mënyra për të promovuar një shëndet më të mirë mendor

Mësoni më shumë si të ndihmoni veten tuaj dhe të menaxhoni depresionin

Lexoni rreth vetëmenaxhimit dhe kryeni testin vetëplotësues

Lexoni më tej

Kryeni testin vetëplotësues

Çfarë mund të bëjë një mjek për depresionin?

Çfarë mund të bëjë një mjek për depresionin?

Depresioni shpesh është nëndiagnostikuar dhe nëntrajtuar në kujdesin parësor. Ata që përjetojnë simptoma depresive mund të hezitojnë të kërkojnë ndihmë. Kur ata janë të pranishëm në kujdesin parësor, profesionistët e kujdesit shëndetësor mund të mos e shohin depresionin për shkak të keqkuptimit të simptomave somatike (deri në dy të tretat e simptomave të raportuara janë somatike), simptomave bashkëshoqëruese si pasojë e abuzimit të substancave, ngurrimit për të raportuar simptoma afektive ose të paturit vështirësi në menaxhimin e çrregullimit të diagnostikuar. Pasi diagnostikohet depresioni, praktika më e mirë është që ai të menaxhohet nga mjeku i përgjithshëm, por kjo mund të pengohet nga disponueshmëria e kufizuar e psikoterapisë, farmakoterapia e papërshtatshme ose joadekuate, ose zbatueshmëria e dobët.

 

Hapi i parë i mjekut është të përcaktojë nëse një pacient po përjeton një episod depresiv. Në varësi të ashpërsisë së episodit depresiv, qasja më e mirë është të fillojë me farmakoterapi ose psikoterapi për të përmirësuar dhe mbajtur një gjendje normale të humorit/disponimin. Për depresionet e rënda, farmakoterapia është zgjedhja e parë për shumicën e pacientëve. Shpesh, rekomandohet përdorimi i kombinuar i medikamenteve dhe psikoterapisë.

 

Informacione më të hollësishme mbi gjurmimin, diagnostikimin dhe trajtimin e depresionit janë në dispozicion në seksionet e ardhshme.

iFightDepression është një projekt i financuar dhe implementuar nga: