Burimet e vetëmenaxhimit

Ka disa mënyra për të promovuar një shëndet më të mirë mendor.

Mësoni si të ndihmoni veten dhe të menaxhoni depresionin tuaj.

Lexoni rreth vetëmenaxhimit dhe merrni vetëtestin.

Learn more

Take the self-test

Si të ndihmojmë një person që është në “prag të vetëvrasjes”

Si të ndihmojmë një person që është në “prag të vetëvrasjes”

Nëse hasni një person që është në prag të një akti vetëvrasës, është e rëndësishme ta menaxhoni me kujdes këtë situatë. Vendosni me kolegët se cili nga ju do të bisedojë me personin dhe ku. Vëzhguesit duhet të qëndrojnë larg nga personi në “prag të vetëvrasjes”, pasi ata mund të përkeqësojnë situatën. Kontrolloni nëse dikush nga turma e mbledhur, njeh personin në fjalë, emrin e tij ose çfarë ka ndodhur me të. Mos e “kapni” personin në befasi dhe mos kërkoni pëlqimin e tij përpara se t’i afroheni: mbani një distancë të domosdoshme. Prezantoni veten dhe përpiquni të krijoni një besim te personi duke përdorur një qasje empatike, duke mos e bërë atë të ndihet i pafuqishëm ose i mbingarkuar. Mendoni rreth mundësive për ta ndihmuar; pyesni nëse dëshiron të flasë me dikë - terapistin e tij, mjekun ose të afërmit.

 

Mundohuni të bëni biseda të vazhdueshme që lidhen me përvojën e personit (përfshirë halucinacionet, armiqësitë etj.). Shmangni truket apo mos thoni dhe mos bëni të kundërtën e asaj që duhet bërë në situata të tilla. Sigurohuni që personi të dalë nga kjo situatë pa qenë e nevojshme që ju të “dilni jashtë vetes tuaj”. Gjithmonë jini të vetëdijshëm për sigurinë tuaj fizike. Për fat të keq, ndonjëherë një person në tentativë për të kryer vetëvrasje është “i humbur” përkundër të gjitha përpjekjeve të mundshme për ta shpëtuar. Kjo mund të jetë shumë shqetësuese, prandaj është e rëndësishme të kërkoni ndihmë nëse keni vështirësi të përballoni traumën që keni hasur gjatë situatave të tilla në punë.

iFightDepression është një projekt i financuar dhe implementuar nga: