Burimet e Vetëmenaxhimit

Ekzistojnë disa mënyra për të promovuar një shëndet më të mirë mendor

Mësoni më shumë si të ndihmoni veten tuaj dhe të menaxhoni depresionin

Lexoni rreth vetëmenxhimit dhe kryeni testin vetëplotësues

Lexoni më tej

Kryeni testin vetëplotësues

Përfaqësuesit fetarë

Çfarë duhet të dinë klerikët?

Kleri luan një rol të rëndësishëm në komunitet dhe është në një pozitë unike për të ofruar ngushëllim dhe udhëzime për ata që po përjetojnë vështirësi në jetën e tyre.

 

Barra e depresionit është e konsiderueshme: ajo prek rreth një në katër gra dhe një në tetë burra gjatë jetës së tyre. Një person mund të përjetojë depresionin si një përgjigje ndaj humbjes, traumës, humbjes së tanishme, ose mund të jetë vulnerabël si pasojë e përvojave të hershme ose faktorëve biolologjik të rrezikshme. Ky seksion do të japë më shumë informacion mbi marrëdhënien midis besimit dhe depresionit, shenjat dhe simptomat e depresionit dhe atë që ju, si klerik, mund të bëni për të ndihmuar dikë që përjeton depresion dhe sjellje vetëvrasëse.

Depresioni nuk është vetëm "të ndjerit keq"

Depresioni është më shumë se të "ndjerit keq" në mënyrë të përkohshme ose i rënë moralisht për një shkak të veçantë. Është një çrregullim mjekësor që kërkon ndihmë profesionale dhe mund të trajtohet. Ndonjëherë nuk është e lehtë të dallosh ndjenjat e trishtimit që përjeton dikush kohë pas kohe dhe një çrregullim depresiv.

Karakteristikat e rëndësishme dalluese janë vuajtja personale dhe ndikimi negativ në jetën shoqërore, ndërpersonale dhe të punës, që zgjat më shumë se 2 javë.

Gjithashtu, mjekët dhe psikologët do të përdorin një listë të simptomave për të vlerësuar nëse një pacient arrin kritere diagnostikuese.

Depresioni dhe feja

Depresioni është një sëmundje që mund të prekë cilindo, duke përfshirë edhe njerëzit me një besim të vendosur. Rreziku vetëvrasës duket të jetë më i ulët te personat që janë aktivisht të përfshirë në aktivitete fetare në krahasim me ata që nuk janë. Megjithatë, çdo përfundim i shkakut dhe efekteve është spekulativ.

Pacientët me depression, të cilët janë të angazhuar në grupe fetare, kanë raportuar se nuk e marrin ngushëllimin nga besimi i tyre në të njëjtën masë, se nuk ndihen të lidhur me besimin e tyre si më parë, dhe se kanë rreshtur së gjeturi energji përmes besimit të tyre. Në këtë drejtim, mund të lindë pyetja nëse gjendja e tyre depresive është shkaktuar si rrjedhojë e shkëputjes prej besimit fetar.

 Megjithatë, bazuar në hulumtimet klinike, zakonisht është e anasjellta. Humbja e interesit, gëzimi dhe afërsia me të tjerët janë disa nga simptomat kryesore të depresionit. Kjo prek të gjitha fushat e jetës në mënyrë të barabartë në atë mënyrë, sa pacientët të cilët vuajnë nga depresioni shpesh humbasin aksesin në besimin e tyre.

 Sidoqoftë, asistenca e një prifti apo imam gjatë gjithë periudhës së trajtimit të depresionit, mund të jetë e dobishme dhe mbështetëse për nxitjen e procesit të rimëkëmbjes.

iFightDepression është një projekt i financuar dhe implementuar nga: